• недела, 06 октомври 2024

Toshkovski: Përgjegjësi do të ketë për të gjithë që e shkelën ligjin, por për korrupsion të lartë dhe vjedhje të përmasave epike nuk ka mundësi për veprim të shpejtë

Toshkovski: Përgjegjësi do të ketë për të gjithë që e shkelën ligjin, por për korrupsion të lartë dhe vjedhje të përmasave epike nuk ka mundësi për veprim të shpejtë

Shkup, 5 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Tosjkovski sot edhe njëherë premtoi se do të ketë prëgjegjësi prë të gjithë që e kanë shkelur ligjin, por, për krimet lidhur me korrupsionin e lartë dhe vjedhjet e përmasave epike, siç përmendi, nuk ka mundësi për veprim të shpejtë.

Toshkovski tha edhe se nuk do të ketë cirqe, shfaqje dhe "ndjekje të shtrigave", por do të veprohet profesionalisht, me respektim maksimal të të drejtave të të gjithë të involvuarve në raste, edhe të dëmtuarve edhe të të akuzuarve.

Njëherit informoi se në MPB tashmë janë parashtruar dëshmi për shumë persona të cilët janë në interres të opinionit.

"E kuptoj se populli është i mllefosur dhe se ka pritje të mëdha në pjesën e përegjegjësisë. Besoj se përgjegjësi do të ketë, por kjo duhet të jetë në suaza të veprimeve ligjore. Secili për të cilin ka dëshmi, do të jetë lëndë e procedurës adekuate në MPB, posaçërisht për ata që e vodhën pa shpirt popullin apo në mënyrë të paligjshme shkaktuan dëme të tilla", theksoi ministri, duke u prëgjigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës për shtyp në Qeveri me rastin e 100 ditëve të para të Qeverisë.

Sipas tij, MPB po përpiqet në mënyrë maksimale dhe efikase t'i përpunojë këto procedura.

"Megjithatë, për krim lidhur me korrupsionin e lartë dhe vjedhje të përmasave epike të obliguesve tatimorë, veprim të shpejtë nuk mund të ketë. Do të veprojmë me kujdes, në mënyrë profesionale, me dëshmi dhe fakte, duke i repsektuar me atë rast të drejtat e të gjithë të involvuarve. Vetëm kështu mund të flasim për normalizim të shtetit. Tashmë nuk do të shikoni cirqe, opinioni i vendit meriton raport dinjitoz ndaj secilit në procedurë hetimore dhe në suaza të ligjeve", potencoi Toshkovski.

Ai përkujtoi se MPB tashmë ka inicuar disa raste.

"Opinioni sheh, din dhe është dëshmitar se në periudhën e kaluar nga MPB është parashtruar një apdi penale kundër ish-drejtoreshës së Shtëpisë së shëndetit të cilën Prokuroria e ka pranuar dhe procesuar në gjykatë, është parashtruar edhe padi penale kundër një deputeti i cili gjatë shkeljes së detyrave të tij të punës, duke i keqpërdorur autorizimet, e ka shkelur ligjin, ndërsa padi penale di të ketë edhe kundër dy kryetarëve të komunave. Do të pasojnë edhe të tjera, për kryetarë të tjerë të komunave të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore", paralajmëroi Toshkovski. ab/

FOTO: МIА arkivi dhe printskrin

 

 

vranec_world_day_2024_300x250

Остани поврзан