• четврток, 04 јули 2024

Tripunovski në takim me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni

Tripunovski në takim me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni

Shkup, 4 korrik 2024 

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot mbajti takim pune me Masimiliano Paoluçi, drejtorin e Bankës Botërore në Maqedoni dhe dr. Teklu Tesjafe ekonomit i lartë për bujqësi në zyrën e Bankës Botërore në Maqedoni.

Biseduam për projektin "Modernizim i bujqësisë" i cili financohet nga Banka Botërore, më njoftuan për statusin e zbatimit dhe rrjedhës së aktiviteteve si dhe për ngecjen me të cilën janë përballur gjatë realizimit të projektit, deklaroi Tripunovski.

Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të suksesshëm me qëllim të realizimit të aktiviteteve të planifikuara, por edhe fillimin e aktiviteteve të përbashkëta të projekteve.

Unë do të bëj çmos që të ndihmoj në zbatimin e projektit "Modernizimi i bujqësisë" dhe i njëjti të finalizohet sa më shpejtë sepse bujqit vendorë meritojnë kushte moderne dhe cilësore për punë, përfundoi Tripunovski. 

 

Cvetan Tripunovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre.
 

Остани поврзан