Pezeshkian: Zhvendosja e kryeqytetit Teheran është e nevojshme për shkak të krizës së ujit
- Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot deklaroi se zhvendosja e kryeqytetit nga Teherani është e domosdoshme për shkak të mungesës në rritje të ujit dhe mbipopullimit, publikuan mediat iraniane.
Teheran, 20 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti iranian Masud Pezeshkian sot deklaroi se zhvendosja e kryeqytetit nga Teherani është e domosdoshme për shkak të mungesës në rritje të ujit dhe mbipopullimit, publikuan mediat iraniane.
"Realiteti është se nuk kemi më zgjidhje tjetër, kjo është e nevojshme. Nuk mund ta ngarkojmë këtë zonë me edhe më shumë popullsi dhe ndërtesa të reja. Mund të zhvillohemi, por nuk mund ta zgjidhim problemin e ujit", tha ai, publikoi Tasnim.
Ai theksoi se zhvendosja e çdo metri kub ujë nga Gjiri Persik kushton shumë, duke pyetur nëse është logjike të paguhet një çmim i tillë.
"Cila është logjika pas kësaj? Prandaj, një herë e përgjithmonë, duhet të krijojmë një plan të ri, shkencor dhe gjithëpërfshirës për të ardhmen e vendit tonë", tha funksionari iranian.
Ai më herët e kishte përmendur idenë e zhvendosjes së kryeqytetit, pasi Teherani pati reshjet më të ulëta të shiut në një shekull këtë vit.
E përballur me mungesa, qeveria iraniane ka vendosur të ndërpresë periodikisht furnizimin me ujë në Teheran, një qytet me 10 milionë banorë, për të kufizuar konsumin. rq/
Foto: arkivi i EPA-s