Peskov: Takimi midis Putinit dhe Uitkofit është planifikuar për nesër pasdite
- Takimi midis presidentit rus, Vlladimir Putin dhe përfaqësuesit të posaçëm të presidentit amerikan, Doland Trampit, Stiv Uitkof, do të mbahet në Moskë të martëm, më 2 dhjetor, konfirmoi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.
Moskë, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Takimi midis presidentit rus, Vlladimir Putin dhe përfaqësuesit të posaçëm të presidentit amerikan, Doland Trampit, Stiv Uitkof, do të mbahet në Moskë të martëm, më 2 dhjetor, konfirmoi sot zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.
Pesko, gjithashtu, theksoi se takimi është planifikuar për të martën pasdite sipas kohës lokale, transmetojnë mediat ruse.
Sipas Peskovit, sot Putini punon dhe po merr pjesë në takimet pa publik në përgatitje të bisedimeve të nesërme me përfaqsëuesin e posaçëm Stiv Uitkof.
"Presidenti, gjithashtu, sot ka takime pa publik në përgatitje për kontaktin e nesërm ruso-amerikane", deklaroi zëdhënësi i Lremit, duke shtuar se Putini sot është shumë i zënë.
Kremlini nuk e përjashtoi mundësinë e deklaratave për mediat pas takimit, ndërsa Peskovi paralajmëroi se do të shfaqet një video nga filimi i bisedës midis Putinit dhe Uitkofit.
"Do të shohim çka do të ndodhë me deklaratat. Do të ketë video nga fillimi i takimit", shtoi zëdhënësi i presidentit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s