• четврток, 04 декември 2025

Peskov: Nëse ka takim Putin-Orban, Kremlini do të informojë

Peskov: Nëse ka takim Putin-Orban, Kremlini do të informojë

Moskë, 26 nëntor 2025 (MIA) - Kremlini do të njoftojë për një kontakt të mundshëm mes presidentit rus Vladimir Putin dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov, transmeton TASS. 

"Do të njoftojmë për një kontakt të mundshëm", tha Peskov si përgjigje e pyetjes lidhur me informacionet në mediat hungareze se Orbani të premten do të mbërrijë në Moskë në takim me Putinin. 

Kjo deklaratë vjen pasi mediat hungareze publikuan lajme për një takim të ardhshëm mes dy liderëve, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por as nuk është mohuar nga Qeveria hungareze. Nëse realizohet, ky do të jetë takimi i katërt i Orbanit me Putinin që nga fillimi i luftës në Ukrainë. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан