Parlamenti Evropian do të debatojë për qëndrimin e BE-së për planin e propozuar paqësor për Ukrainën
- – Parlamenti Evropian sot paradite në Strasburg do ta mbajë debatin qendror të sesionit plenar të kësaj jave kushtuar qëndrimit të Bashkimit Evropian për planin e propozuar paqësor për Ukrainën dhe për angazhimin e tij për arritjen e paqes së drejtë dhe të përhershme.
Bruksel, 26 nëntor 2025 (MIA) – Parlamenti Evropian sot paradite në Strasburg do ta mbajë debatin qendror të sesionit plenar të kësaj jave kushtuar qëndrimit të Bashkimit Evropian për planin e propozuar paqësor për Ukrainën dhe për angazhimin e tij për arritjen e paqes së drejtë dhe të përhershme.
Sipas paralajmërimeve, deputetët evropianë me përfaqësues të Këshillit të BE-së dhe të Komisionit Evropian në kuadër të debatit do të shkëmbejnë mendime për planin e propozuar paqësor për Ukrainën. Nga ky debat do të dalë “Rezoluta për qëndrimin e BE-së në lidhje me planin e propozuar dhe angazhimin e BE-së për paqe të drejtë dhe të përhershme për Ukrainën”, për miratimin e të cilit deputetët evropianë do të deklarohen nesër.
Në tekstin e propozuar të rezolutës, deputetët evropianë i bëjnë thirrje BE-së, shteteve të saj anëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë që të “mbështesin në mënyrën më të vendosur dëshirën e Ukrainës për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila duhet të bazohet në respektimin e plotë të pavarësisë, sovranitetit, integritetit territorial dhe të drejtës së Ukrainës për të zgjedhur aleancat e saj, parimeve të së drejtës ndërkombëtare, përgjegjësisë për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe krimin e agresionit, si dhe pagesave ruse për dëmet e mëdha të shkaktuara në Ukrainë, dhe të cilat duhet të përjashtojnë në mënyrë efektive çdo agresion të mëtejshëm nga Rusia”.
Deputetët evropianë i theksojnë përpjekjet e Administratës së SHBA-së për dhënien fund të luftës së Rusisë, por vlerëson se “ambivalenca e politikës amerikane drejt Ukrainës është e dëmshme për qëllimin e arritjes së paqes së qëndrueshme”.
Deputetët evropianë i dënojnë të gjitha përpjekjet e SHBA-së “që ta shantazhojnë udhëheqësinë ukrainase” që të dorëzohet dhe t’i pranojë të gjitha propozimet të cilat në mënyrë efikase do ta minonin sovranitetin dhe sigurinë e Ukrainës dhe me këtë do ta rrezikonin sigurinë afatgjate në gjithë kontinentin evropian, dhe në vend të kësaj, do ta inkurajonin agresorin rus që të vazhdojë me sulmet e tij ndaj Ukrainës dhe partnerëve të saj evropianë. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s