Oksfam: Po thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve - miliarderët nga G20 mund ta çrrënjosin varfërinë botërore
- Organizata për zhvillim Oksfam (Oxfam) kumtoi se vazhdon të rritet pabarazia mes njerëzve në mbarë botën.
Berlin, 20 nëntor 2025 (MIA) - Organizata për zhvillim Oksfam (Oxfam) kumtoi se vazhdon të rritet pabarazia mes njerëzve në mbarë botën.
"Miliarderët në vendet nga G20 e rritën pasurinë e tyre për 2,2 trilionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Ajo shumë do të mjaftonte për t'u tërhequr 3,8 miliardë njerëz nga varfëria", ceket në analizën e publikuar sot të Oksfamit, në prag të Samitit të G20-shit.
Sipas Oksfam, me 1,65 trilionë dollarë në vit mund të çrrënjoset varfëria për 3,8 miliardë njerëz, të cilët për momentin jetojnë nën linjën e varfërisë së Bankës botërore, me 8,30 dollarë në ditë.
Oksfam pohon se miliarderët në vendet e G20-shit e kanë rritur pasurinë e tyre të kombinuar për 16,5 për qind për një vit, nga 13,4 trilionë dollarë në 15,6 trilionë dollarë.
Samiti i G20-shit fillon më 22 nëntor në Johanesburg. Grupi i bashkon vendet më të mëdha industriale dhe ekonomike në zhvillim.
Oksfam u bëri thirrje liderëve të G20-shit të angazhohen për krijim të një trupi ndërkombëtar për përbalje me pabarazinë dhe t'i avancojnë përpjekjet për tatimim të super të pasurve.
Pritet që ulja e pabarazisë të jetë temë qendrore e Samitit të G20-shit. ab/
Foto: МIА arkivi