• четврток, 04 декември 2025

Në zjarrin në Hong Kong humbën jetën të paktën 94 persona

Në zjarrin në Hong Kong humbën jetën të paktën 94 persona

Hong Kong, 28 nëntor 2025 (MIA) - Zjarri që ka përfshirë kompleksin e ndërtesës Vang Fuk Kort, pas çka humbën jetën të paktën 94 persona, është kryesisht nën kontroll, ndërsa pritet të përfundojë dhe htimi i kërkim-shpëtimit. 

Në zjarrin që shpërtheu para dy ditëve, si të zhdukur rezultojnë 279 persona. 

Zjarri shpërtheu në kompleksin prej tetë ndërtesave të larta me rreth 2.000 shtëpi në të cilat jetonin mbi 4.600 persona. Kompleksi ishte në fazën e rinovimit, ndërsa ndërtesat ishin të mbuluara me skela bambuje, që tradicionalisht përdoren në ndërtim për shkak të materialit të tyre të lehtë dhe të fortë. 

Policia arrestoi dy drejtorë dhe një konsulent inxhinierik të kompanisë "Prestizh konstrakshn" (Prestige Construction), e cila punoi për rinovimin e kompleksit për një vit. Ata dyshohen për vrasje të paqëllimshme për shkak të përdorimit të materialeve të pasigurta, mes të cilëve dhe stiroporin. 

"Kemi arsye të besojmë se kompanitë e huaja përgjegjëse ishin neglizhente të rënda, që çoi në këtë aksident dhe shkaktoi përhapjen e pakontrollueshme të zjarrit", theksoi shefja e policisë Ajlin Çung. rq/

Foto: EPA

Остани поврзан