• петок, 05 декември 2025

Në vërshimet në Tajlandë jetën e humbën 162 persona

Në vërshimet në Tajlandë jetën e humbën 162 persona

Bangkok, 29 nëntor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Qeverisë tajlandeze, Siripong Angkasakulkiat sot deklaroi se 162 persona e humbën jetën në vërshimet në Tajlandën jugore, transmetojnë agjencitë.

Rreth një milion amvisëri dhe mbi tre milionë njerëz janë goditur nga vërshimet në 12 provinca në Tajlandën jugore, të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme në disa ditët e fundit.

Kryeministri tajlandez Anutin Çarnvirakul paraprakisht shpalli gjendje të jashtëzakonshme në provincën Songkla. Vërshimet e goditën edhe qytetin më të madh në Tajlandën jugore, hat Jai. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан