• петок, 05 декември 2025

Në Uashington sot hidhet shorti për Kupën e Botës 2026

Në Uashington sot hidhet shorti për Kupën e Botës 2026

Uashington, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Përbërja e grupeve të Kupës së Botës 2026 do të përcaktohet sot me shortin që do të hidhet në "Qendrën Kenedi" në Uashington duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës së Maqedonisë së Veriut. 

Udhëheqës të shortit do të jenë ikonat globale - supermodelja, aktorja dhe producentja gjermane Hajdi Klum dhe aktori amerikan Kevin Hart. 

 Plasman të Mundialit që verën e ardhshme së bashku do ta organizojnë SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika kanë siguruar 42 ekipe kombëtare, ndërsa gjashtë të tjerat do të dihen pas ndeshjeve shtesë kualifikuese të marsit, në të cilat do të marrë pjesë edhe ekipi kombëtar i Maqedonisë. Në gjysmëfinale, më 26 mars, ekipi kombëtar i Maqedonisë do të luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë.

Në "kapelën" e parë për shortin e sotëm janë vendosur nikoqirët Kanadaja, Meksika dhe SHBA-ja, si dhe Spanja, Argjentina, Franca, Anglia, Brazili, Portugalia, Holanda, Belgjika dhe Gjermania.
Në "kapelën" e dytë janë Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Korea e Jugut, Ekuadori, Austria dhe Australia. 

 "Kapelja" e tretë përfshin Norvegjinë, Panamanë, Egjiptin, Algjerinë, Skocinë, Paraguain, Tunizinë, Bregun e Fildishtë, Uzbekistanin, Katarin, Arabinë Saudite dhe Afrikën e Jugut, dhe në të katërtën janë Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti dhe Zelanda e Re, si dhe katër ekipe evropiane që do të sigurojnë një vend përmes kualifikimeve shtesë dhe dy fitueset e ndeshjeve ndërkontinentale të plejofit.

 Ekipet kombëtare do të ndahen në 12 grupe me nga katër ekipe secila.

Mundiali 2026 do të mbahet nga 11 qershori deri më 19 korrik dhe do t'i ofrojë audiencës një rekord prej 104 ndeshjesh. 

Foto: EPA 

Остани поврзан