Arsenali gjysmëfinalisti i fundit në Ligën e Kupës
- Futbollistët e Arsenalit u kualifikuan në gjysmëfinalen e Ligës së Kupës angleze, pasi mbrëmë mposhtën rivalin e qytetit Kristal Palas në penallti me rezultat 8-7 në ndeshjen çerekfinales në stadiumin "Emirates".
Londër, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Futbollistët e Arsenalit u kualifikuan në gjysmëfinalen e Ligës së Kupës angleze, pasi mbrëmë mposhtën rivalin e qytetit Kristal Palas në penallti me rezultat 8-7 në ndeshjen çerekfinales në stadiumin "Emirates".
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1, ndërsa çështja e fituesit u vendos në serinë e tetë të penalltive.
Lojtari që gaboi në radhët e Kristal Pallasit ishte Maksens Lakroa, penalltia e të cilit u prit nga Kepa Arizabalaga, ndërsa mbrojtësi francez shënoi edhe një autogol.
Arsenali do të përballet me Çellsin në gjysmëfinale, ndërsa finalisti i dytë do të jetë fituesi i ndeshjes mes Njukasllit dhe Mançester Sitit. qa/
Foto: Fejsbuk