Në një aksidentin hekurudhor në Çeki janë lënduar 45 persona
- Në përplasjen e një treni të shpejtë të udhëtarëve këtë mëngjes në Çeki janë lënduar 45 persona, pesë prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda.
Pragë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Në përplasjen e një treni të shpejtë të udhëtarëve këtë mëngjes në Çeki janë lënduar 45 persona, pesë prej të cilëve kanë marrë lëndime të rënda.
"Në spital janë pranuar pesë persona me lëndime më të rënda", deklaroi zëdhënësja e spitalit në Çeshke Budejovice.
Ende nuk dihet shkaku për përpalsjen e dy trenave të udhëtarëve në hekurudhën Çeshke Budejovice - Plzen. Trafiku hekurudhor është ndërprerë, ndërsa në vendin e aksidentit janë tetë ekipe shpëtimi.
"Kjo hekurudhë nuk është e pajisur ne sistem modern të sigurisë", deklaroi inspektori i përgjithshëm i Inspeksionit hekurdhor, Jan Kuçer.
Sipas mediave çeke, aksidetin ka ndodhur sepse njëri nga trenat e ka injoruar dritën e kuqe. mb/
Foto: MIA