• недела, 14 декември 2025

Në "Krivollak" do të shkatërrohen mjete shpërthyese-mina të sekuestruara para 15 vjetësh

Në

Shkup, 13 dhjetor 2025 (MIA) - Në poligonin "Krivollak" sot do të shkatërrohet një sasi e madhe mjetesh shpërthyese-mina të sekuestruara para 15 vjetësh, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. 

"Mjetet shpërthyese - minat nga kazerma 'Gjorçe Petrov' deri në poligonin e armatës 'Krivollak' do të transportohen me mjete transportuese -kamionë të ARM-së, ku në prani të Komisionit për shkatërrimin e armëve, pjesëve dhe komponentëve të armëve, municionit dhe materialit shpërthyes, nga nëpunës policorë të Njësitit për Zbulimin dhe Çmontimin e Mjeteve dhe Pajisjeve Shpërthyese, ekspertë nga ARM-ja dhe piroteknikë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, do të kryhet shkatërrimi i tyre me detonim të kontrolluar", theksojnë nga MPB. 

Fakti që ky është rasti i parë i shkatërrimit të këtij lloji mjetesh shpërthyese-minash pas 15 vjetësh, për fat të keq, tregon se më parë nuk është trajtuar në mënyrë të përshtatshme siguria e qytetarëve me seriozitetin e duhur.

"Hapi i sotëm tregon qartë se me një qasje të përgjegjshme, me një përkushtim të mirëfilltë dhe me një menaxhim profesional, ky segment i sistemit të sigurisë më në fund po vendoset në nivelin që duhej të ishte shumë kohë më parë", njoftuan nga MPB-ja. qa/fc/

Foto: Printskrin nga video

Остани поврзан