• понеделник, 15 декември 2025

Sot në mëngjes më ftohtë në Berovë, janë matur -7 gradë

Sot në mëngjes më ftohtë në Berovë, janë matur -7 gradë

Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë ku janë matur -7 gradë celsius, ndërsa më ngrohtë në Vinicë, Kodër të Diellit, Topollçan, Gjurishtë, Gjevgjeli me 0 gradë të matura, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Sipas DPHM -5 gradë janë matur në Manastir, -4 Shkup – Petrovec, Strumicë, Shtip, -3 Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep, Demir Kapi, Hanet e Mavrovës, -2 Veles, Pretor, Kumanovë, Kavadar dhe -1 gradë në Shkup – Zajçev Rid, Ohër, Pozharan, Krushevë.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e mëngjesit në disa vende do të ketë paraqitje të mjegullës dhe rritje të vranësirave. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura maksimale do të lëvizë prej 9 deri 15 gradë. 

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura maksimale do të arrijë deri 11 gradë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан