Arrestohet ish avokati i Shtetit, Fehmi Stafa
- Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike për ndjekien e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas urdhërit të gjykatësit në procedurë paraprake, dje e kanë arrestuar ish avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa.
Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike për ndjekien e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas urdhërit të gjykatësit në procedurë paraprake, dje e kanë arrestuar ish avokatin e Shtetit, Fehmi Stafa.

"Gjatë ditë së djeshme, MPB-ja, në bashkëpunim me Prokurorinë themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, ka ndërmarrë veprime në kuadër të kompetencave të veta, me ç'rast personi të cilin e keni përmendur, u arrestua nga ana e MPB-së", tha sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas hapjes së stacionit të rikonstruuar policor në Butel.
Ai theksoi se më shumë hollësira për lëndën priten së shpejti.
"Gjatë ditës së sotme veprojmë në bashkëpunim me Prokurorinë publike, me udhëzimet e tyre, ashtu që në moment nuk mund të jap më shumë hollësira në lidhje me këtë lëndë. Për kohë të shkurtë do të ketë informata edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme edhe nga Prokuroria Publike", tha Toshkovski.
Ai theksoi se MPB, së bashku me Prokurorinë Publike, tregon se është e mundur ndryshe të funksionohet nga ajo që ishte praktikë e zakonshme në të kaluarën në drejtim të luftës kundër krimit dhe korrupsionit.
Fehmi Stafa e ka kryer funksionin avokat i Shtetit nga gushti i vitit 2018 deri më 23 gusht 2022, kur u shkarkua.
Avokati i Shtetit emërohet nga Qeveria, ndërsa institucioni që ai drejton është përgjegjës për mbrojtjen e pronës dhe të drejtave dhe interesave të tjera të shtetit.
Në periudhën e fundit, Fehmi Stafa punoi si avokat, ndërsa ishte ndër kandidatët që aplikuan për shpalljen e fundit publike nga Parlamenti për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor. bsh/
Foto: MIA arkiv
Video: MPB