• понеделник, 15 декември 2025

Mickoski: Tema me migrantët është joekzistente, opozita dëshiron të përhap drojë dhe panik

Mickoski: Tema me migrantët është joekzistente, opozita dëshiron të përhap drojë dhe panik

Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Tema me migrantët është joekzistente. Ne disa herë si pushtet u përgjigjëm se nuk janë zhvilluar biseda të tilla dhe se as ndërmend nuk na bjen një gjë e tillë. Mendoj se është në rregull që prokuroria të merret me një mbjellje të tillë të frikës tek qytetarët. E vërteta është se pushteti i kaluar ka përpunuar një strategji kombëtare për pranimin e migrantëve 2017-2027. Ajo ka kërkuar nga komunat të sigurojnë kushte për ndërtimin e atyre kampeve për migrantët. Kjo është e vërteta", thotë kryeministri Hristijan Mickoski.

Ne, shtoi, në mënyrë të vazhdueshme përgjigjemi, unë si më i ftuari - kryetar i Qeverisë, MPB-ja, MPJdheTJ-ja që prej para disa ditëve theksuam se nuk janë zhvilluar biseda të tilla.

"Në rregull, tani LSDM ka vendosur që PR ekspertët e tyre ta shtyjnë këtë temë për javë të tëra, e në fakt ata janë që zhvilluan strategjinë kombëtare për pranimin e migrantëve 2017-2027 dhe ata janë që kërkuan nga komunat të sigurojnë kushte ku do të ndërtoheshin ato strehimore për migrantë. Kjo është e vërteta. Ne tani duam ta mbisinkronizojmë këtë të vërtetë dhe të themi se një gjë e tillë kësaj qeverie nuk i bie ndërmend", tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarit pas lëshimit në përdorim të stacionit të rikonstruuar policor në Butel, në lidhje me rezolutën që sot e paralajmëruan nga VMRO-DPMNE-ja.

Ai theksoi se së shpejti do të vijë shkurti, pastaj marsi dhe nuk do të ketë migrantë, pastaj do të vijë qershori dhe edhe atëherë nuk do të ketë migrantë dhe pyeti se cila do të jetë përgjigja ndaj kësaj nga ata PR ekspertë që i mësojnë ata në LSDM.

"Prandaj them se këtu prokuroria duhet të merret edhe me këtë temë, sepse në Kodin penal kjo është një lloj dhune, krijimi i panikut, trazirave midis qytetarëve. Sepse nëse e mohojmë një herë, dy herë, tre herë dhe ju vazhdoni me këtë temë vazhdimisht, keni qëllimin dhe tendencën të krijoni pasiguri, panik dhe frikë tek qytetarët dhe për këtë duhet të mbani përgjegjësi penale. Ja ku vjen marsi, nuk do të ketë migrantë të pranuar si rezultat të marrëveshjejes me Britaninë e Madhe ose ndonjë marrëveshje tjetër. Do të vijë qershori dhe nuk do të ketë migrantë, nuk do të ketë kampe migrantësh dhe pastaj nën 100 mijë vota do të jenë nga LSDM dhe do të bëhen parti margjinale, nëse ky është qëllimi i tyre, le të vazhdojnë", tha Mickoski.

Lidhur me marrëdhëniet me ZNAM, kryeministri tha se ato janë të shkëlqyera.

"Në kuadër të Qeverisë, do të thoja se funksionojmë në mënyrë stabile dhe pres që të vazhdojmë kështu edhe në të ardhmen", tha Mickoski. bsh/

Foto: MIA 

Остани поврзан