• понеделник, 15 декември 2025

Parandalohet import i mbi 26 tonë mish i pulës nga Brazili në vendkalimin kufitar Qafë Thanë

Parandalohet import i mbi 26 tonë mish i pulës nga Brazili në vendkalimin kufitar Qafë Thanë

Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Shërbimet inspektuese të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) në vendkalimin kufitar Qafë Thanë parandaluan import të mbi 26 tonë kofsha pule pa kocka për shkak të mos përmbushjes së kushteve për import. 

Bëhet fjalë për dërgesë me 2167 paketime nga 12 kilogramë mish të ngrirë të pulës, e cila pas Vendimit të marrë për import nga veterinerët zyrtarë të AUV, është kthyer në vendin eksportues – Brazil. 

Siç informojnë nga AUV, ndalesa për import është shqiptuar sepse dërgesa ishte në kundërshtim me Vendimin e marrë për ndalesë të importit të kafshëve të gjalla, produkte dhe nënprodukte me origjinë shtazore nga Brazili për shkak të mbrojtjes nga sjellja e virusit me patogjenë të lartë influencë aviare (gripi i shpendëve). 

Sipas këtij Vendimi, është ndërprerë importi i dërgesave të cilat janë marrë nga kafshë të cilat janë therë, ngarkuar dhe certifikuar para 1 gushtit të vitit 2025. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан