• понеделник, 15 декември 2025

Rrëshqitje të dheut në rrugën Ohër - Shën Naum, komunikacioni zhvillohet në një korsi

Rrëshqitje të dheut në rrugën Ohër - Shën Naum, komunikacioni zhvillohet në një korsi

Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) – Për shkak të rrëshqitjeve të dheut, sot në mëngjes prej orës 06:30 komunikacioni në aksin rrugor Р1301 Ohër – Shën Naum, në seksionin ndërmjet fshatit Tërpejcë dhe Shën Naumit, zhvillohet në një korsi, njoftoi Lidhja Automote e Maqedonisë. 

Nga LAMM u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion të drejtojnë automjetet me kujdes deri në pastrimin e plotë të rrëshqitjeve të dheut dhe normalizimin e komunikacionit. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан