• понеделник, 15 декември 2025

Normalizohet komunikacioni në rrugën Ohër - Shën Naum

Normalizohet komunikacioni në rrugën Ohër - Shën Naum

Shkup, 14 dhjetor 2025 (MIA) - Prej orës 10:50 është normalizuar komunikacioni në aksin rrugor Р1301 Ohër - Shën Naum, në nyjën ndërmjet fshatit Trepezicë dhe Shën Naumit, informojnë nga NP "Rrugët e Maqedonisë". 

Për shkak të rrëshqitjeve të dheut, sot në mëngjes prej orës 6:30 komunikacioni në këtë aks rrugor zhvillohej në një korsi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан