• петок, 05 декември 2025

Numri i viktimave në zjarrin e madh në kompleksin e banesave në Hong-Kong ka arritur në 146

Numri i viktimave në zjarrin e madh në kompleksin e banesave në Hong-Kong ka arritur në 146

Hong-Kong, 30 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga zjarri shkatërrues që i ka kapluar kompeksin e banesave Vang Fuk Kort në Hong-Kong javën e kaluar është rritur sërish në mënyrë drastike.

Mediat lokale, duke iu referuar të dhënave të policisë, theksojnë se deri më tani janë gjetur trupat e 146 personave, që është dukshëm më shumë krahasuar me 128 të publikuara më vonë.

Ekipet e shpëtimit t'i verifikojnë kullat e djegura të banimit, ndërsa Shuk-jin Cang, drejtues i njësitit policor për identifikimin e viktimave tha se rreth 100 persona ende rezultojnë të zhdukur.

Zjarri është përhapur në shtatë kullat dhe është shuar plotësisht madje të premten në mëngjes. Ekipet policore deri më tani kanë arritur t'i kontrollojnë katër ndërtesat e djegura më të rëndë, ndërsa hetimi për viktimat ende vijon. mb/

Foto: EPA

Остани поврзан