Numri i viktimave në vërshimet në ishullin indonezian Sumatra u rrit në 303
- Numri i viktimave në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut pas reshjeve monsunike të shiut në ishullin indonezian Sumatra u rrit në 303, kumtoi sot Agjencia për zbutje të pasojave nga katastrofat në atë shtet.
Xhakartë, 29 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave në vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut pas reshjeve monsunike të shiut në ishullin indonezian Sumatra u rrit në 303, kumtoi sot Agjencia për zbutje të pasojave nga katastrofat në atë shtet.
Disa rajine të ishullit janë pothuajse të bllokuara për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe linjave të ndërprera komunikuese. Aeroplanët për operacione të shpëtimit dërgojnë ndihma dhe ushqim enë rajonin më të goditur, Tapanuli Qendror në krahinën Sumatra Veriore, si dhe në rajone të tjera. Operacionet e shpëtimit janë vështirësuar për shkak të urave dhe rrugëve të dëmtuara, si dhe për shkak të mungesës së pajisjes së rëndë.
Zëdhënësi i policisë lokale, Feri valintukan paraprakisht deklaroi se shpëtimtarët në krahinën Sumatra Veriore, e cila është mëe goditura, sot gjetën 31 trupa.
Reshjet monsunike të shiut në javën e fundit shkaktuan derdhje të lumenjve në krahinën Sumatra Veriore. Vërshimet e shkatërruan fshatin malor, morën mijëra shtëpi dhe ndërtesa, kumtoi Agjencia nacionale për menaxhim me katastrofa. përafërsisht 3.000 familje të cilat mbetën pa shtëpi, janë evakuuar dhe u është siguruar strehim nga shteti. ab/
Foto: МIА arkivi