• петок, 05 декември 2025

Numri i viktimave në përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut në ishullin Sumatra ka arritur në 248 njoftuan autoritetet lokale

Numri i viktimave në  përmbytjet dhe rrëshqitjen e dheut në ishullin Sumatra ka arritur në 248 njoftuan autoritetet lokale

Xhakarta, 29 nëntor 2025 (MIA) - Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në ishullin indonezian të Sumatrës ka arritur në 248, ndërsa druhet se numri do të rritet, bënë të ditur autoritetet lokale.

Disa zona të ishullit janë pothuajse plotësisht të bllokuara për shkak të rrugëve të dëmtuara dhe linjave të komunikimit të prishura. Aeroplanët e shpëtimit po dërgojnë ndihma dhe furnizime në rrethin e goditur rëndë nga Tapanuli Qendror në provincën e Sumatrës Veriore, si dhe në zona të tjera.

Operacionet e shpëtimit po pengohen nga urat dhe rrugët e dëmtuara, si dhe nga mungesa e pajisjeve të rënda.

Agjencia kombëtare e menaxhimit të fatkeqësive njoftoi se ekipet e shpëtimit kishin gjetur më shumë trupa në Sumatrën Perëndimore, duke e çuar numrin e të vdekurve në 248, me më shumë se 100 persona ende të zhdukur.

Shirat monsune gjatë javës së kaluar kanë shkaktuar përmbytje të lumenjve në provincën e Sumatrës Veriore. Përmbytjet shkatërruan fshatin malor, duke rrëmbyer mijëra shtëpi dhe ndërtesa, njoftoi Agjencia kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive. Pothuajse 3.000 familje që mbetën pa shtëpitë e tyre janë evakuuar dhe u është siguruar strehim nga shteti. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан