• петок, 05 декември 2025

Numri i të vdekurve nga zjarri në kompleksin në Hong-Kong është rritur në 75, ende do të rritet

Numri i të vdekurve nga zjarri në kompleksin në Hong-Kong është rritur në 75, ende do të rritet

Hong kong, 27 nëntor 2025 (MIA) - Numri i viktimave nga zjarri në ndërtesën e lartë në Hong Kong është rritur në 75.

Paraprakisht ishte publikuar se të paktën 65 persona humbën jetën, ndërsa të paktën 70 janë lënduar në zjarrin në  kompleksin banesor në zonën Tai Po.

Zjarrfikësit prej dje pasdite bëjnë përpjekje ta vënë zjarrin nën kontroll, kur shpërtheu në skelat prej bambuje dhe rrjetet ndërtimore, ndërsa pastaj u përhap në shtatë nga tetë ndërtesat në kompleks.

Rreth 900 persona gjatë natës u evakuuan në strehimoret e përkohshme. Udhëheqësi i Hong Kongut, Xhon Li, sot tha se 279 persona udhëhiqen të zhdukur. Megjithatë, në konferencën për shtyp autoritetet e qytetit nuk dhanë informata të reja për personat e zhdukur ose sa njerëz janë ende në ndërtesat e shkatërruara.

Ekipet e shpëtimit përballen me "temperatura të larta ekstreme dhe po përparojnë me kujdes kat më kat, duke kërkuar me kujdes dhe duke tentuar të shpëtojnë njerëz sa më shpejtë të jetë e mundur", tha zëvendësdrejtori i shërbimit të zjarrfikësve, Vong Ka-ving.

"Nuk e përjashtojmë mundësinë të gjejmë ende persona të lënduar", shtoi ai.

Më shumë se 70 persona u lënduan, mes të cilëve edhe 11 zjarrfikës, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve. sa/

foto: EPA

Остани поврзан