• петок, 05 декември 2025

Novak: Hungaria po mendon për blerje të aksioneve në kompanitë ruse të naftës nën sanksione

Novak: Hungaria po mendon për blerje të aksioneve në kompanitë ruse të naftës nën sanksione

Moskë, 28 nëntor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Qeverisë ruse, Aleksandar Novak deklaroi se gjatë bisedimeve të sotme mes presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, është shqyrtuar mundësia që Hungaria të blejë aksione në kompanitë ruse të naftës të cilat janë të goditura nga sanksionet e kohëmëparshme amerikane.

Novak në konferencën për shtyp deklaroi se këto bisedime, të zhvilluara në Kremlin, "nuk duhet t'i ekspozohen vëmendjes mediatike", transmetoi Radio televizioni i Serbisë.

"Parimisht, një temë e tillë ekziston dhe ishte shqyrtuar. Hungaria është partneri ynë i sigurt në energjetikë me vite. partnerët hungarezë për momentin po punojnë në atë drejtim, ndërkaq shumë varet nga negociatat afariste. Do të thotë, ky proces duhet të zhvillohet qetë, pa vëmendje mediatike", tha Novak. ab/

Foto: Orban në Fejsbuk

Остани поврзан