• петок, 05 декември 2025

Njëmbëdhjetë të vdekur në aksidentin hekurudhor në Kinën jugperëndimore

Njëmbëdhjetë të vdekur në aksidentin hekurudhor në Kinën jugperëndimore

Pekin, 27 nëntor 2025 (MIA) - Njëmbëdhjetë punëtorë hekurudhorë kanë humbur jetën pasi u goditën nga një tren në Kinën jugperëndimore, publikuan sot mediat shtetërore. 

Dy persona të tjerë u lënduan në aksident, në të cilën mori pjesë një tren për mirëmbajtjen e provincës Junan, sipas raportimeve. Punëtorët u goditën mëngjesin e sotëm kur treni hyri në një kthesë në afërsi të stacionit Luojangzhen në Kunming, kryeqytetin e provincës Junan.

Shërbimet hekurudhore u kthyen në normalitet menjëherë pas përfundimit të operacioneve të shpëtimit. Sipas raportimeve, treni i mirëmbajtjes po kontrollonte pajisjet e reagimit ndaj tërmeteve. Junan ndodhet në rrëzë të Himalajeve dhe shpesh goditet nga aktiviteti i konsiderueshëm sizmik. 

Fillimisht nuk kishte informacione për shkakun e aksidentit ose pse punëtorët ishin në binarë. Sipas autoriteteve të stacionit hekurudhor të Kunmingut, ka filluar një hetim dhe personat përgjegjës do të thirren në përgjegjësi. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан