Një person humbi jetën pas rrëzimit të aeroplanit luftarak indian në aeromitingun në Dubai
- Një aeroplan luftarak Tejas i prodhimit vendor, u rrëzua sot në një tubim ajrore në Dubai, pas çka humbi jetën piloti, kumtuan forcat ajrore indiane (IAF).
Dubai, 21 nëntor 2025 (MIA) - Një aeroplan luftarak Tejas i prodhimit vendor, u rrëzua sot në aeromitingun në Dubai, pas çka humbi jetën piloti, kumtuan forcat ajrore indiane (IAF).
Aeroplani luftarak po fluturonte në lartësi të ulët rreth orës 14:15 sipas orës lokale përpara se të rrëzohej dhe të shpërthente. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregonin tym të zi që ngrihej nga pas pistës së rrethuar.
"Është formuar një komision hetimor për të përcaktuar shkakun e aksidentit", kumtoi IAF.
Ky është aksidenti i dytë i njohur që përfshin aeroplanin luftarak, i cili funksionon me motorë të "General Electric" dhe është çelësi i përpjekjeve të Indisë për të modernizuar flotën e saj ajrore, e cila përbëhet kryesisht nga aeroplanët luftarakë rusë dhe ish sovjetikë. Rënia e parë ndodhi vitin e kaluar gjatë një stërvitjeje në Indi.
Aksidenti ndodhi në ditën e fundit të ngjarjes më të madhe të industrisë së aviacionit në Lindjen e Mesme, e cila filloi të hënën. rq/