• петок, 05 декември 2025

Netanjahu e emëroi sekretarin e tij shtetëror, Roman Gofman për drejtor të ardhshëm të Mosadit

Netanjahu e emëroi sekretarin e tij shtetëror, Roman Gofman për drejtor të ardhshëm të Mosadit

Jerusalem, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e emëroi sekretarin e tij shtetëror, gjeneral-majorin Roman Gofman për drejtor të ardhshëm të Mosadit, kumtoi kabineti i kryeministrit.

Shefi aktual i agjencisë izraelite të zbulimit, David Barnea, e përfundon mandatin e tij pesëvjeçar në qershor të vitit 2026, kumtoi "Tajms of Izrael".

Sipas raportit të Kanal 12, Netanjahu e ka zgjedhur Gofmanin para dy kandidatëve të propozuar nga Barnea.

Emërimi u dërgua në Komitetin këshilldhënës për emërime të larta për shqyrtim.

Gofman e ndërtoi karrierën e vet në Korpusin blindues të Forcave izraelite të mbrojtjes, ku ishte komandant i divizionit.

Zyra e Netanjahut e përshkroi si "oficer me respekt të lartë" dhe kumtoi se emërimi i tij për ministër të Mbrojtjes gjatë luftës ka treguar "aftësi të jashtëzakonshme profesionale".

Ministria e Punëve të Jashtme kumtoi se Gofman ka mbajtur koordinim të vazhdueshëm me të gjitha agjencitë zbuluese dhe të sigurisë, përfshirë edhe Mosadin.

Zyra e kryeministrit e theksoi "kreativitetin e tij, iniciativën, gjenialitetin, njohjen e thellë të armikut, diskrecionin e plotë dhe besueshmërinë e rreptë".

Netanjahu beson se Gofman është "kandidati më i kualifikuar dhe më adekuat" për ta udhëhequr Mosadin dhe i dëshiroi sukses në marrjen e "një roli të tillë të rëndësishëm". ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан