• петок, 05 декември 2025

Nënpresidenti i SHBA-së Vens për Ukrainën: Tregti dhe shkëmbim kulturor në vend të luftës

Nënpresidenti i SHBA-së Vens për Ukrainën: Tregti dhe shkëmbim kulturor në vend të luftës

Uashington, 21 nëntor 2025 (MIA) - Nënpresidenti amerikan Xhej Di Vens deklaroi se beson se Ukraina dhe Rusia duhet të tregtojnë dhe të marrin pjesë në "shkëmbime kulturore" në vend që të luftojnë.

Vens, gjatë bisedës me gazetarin Metju Bojl nga "Brajtbart Njuz", diskutoi për atë se si administrata e Donald Trampit mund të përdorë fuqinë e saj ekonomike për t'i dhënë fund luftërave në gjithë botën. 

"Në këtë moment kemi tetë marrëveshje paqeje. Po punojmë për të nëntën dhe të dhjetën. Dhe mendoj se nëse arrin të marrë të dhjetën, vetëm për shkak të harmonisë matematike, Çmimi Nobel për Paqe duhet t’i jepet Donald Trampit", theksoi Vens.

Nënpresidenti amertikan e përshkroi Trampin si "njeri të vendosur, por jo edhe të dhunshëm".

"Në vend që Rusia dhe Ukraina të vrasin njëra-tjetrën, pse në fakt të mos tregtojnë me njëra-tjetrën, të mos udhëtojnë midis dy vendeve, të mos marrin pjesë në njëfarë shkëmbimi kulturor? Kjo është perspektiva e tij themelore që ai merr parasysh në këto çështje", theksoi Vens.

Komentet e Vens vijnë pasi disa media raportuan për një plan të ri paqeje, i cili është miratuar nga presidenti amerikan Donald Tramp. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан