• петок, 05 декември 2025

Në një aksion antiterrorist në Shqipëri janë arrestuar dy persona, konfiskuar armë, municion dhe flamuj të ISIS-it

Në një aksion antiterrorist në Shqipëri janë arrestuar dy persona, konfiskuar armë, municion dhe flamuj të ISIS-it

Tiranë, 25 nëntor 2025 (MIA) – Policia shqiptare pas një operacioni 12-orësh, i cili hasi në rezistencë nga dy persona të dyshuar për kryerjen e akteve terroriste, i arrestoi të njëjtit, ndërsa në objektin ku fshiheshin ka zbuluar edhe armë, municion dhe flamuj të organizatës terroriste ISIS, njoftoi Top Çenëll, duke iu referuar kumtesës së policisë. 

Në aksionin “Orosh” të zbatuar në fshatin Orosh, në Mirditë në pjesën veriore të vendit, përveç nëpunësve të policisë nga qyteti Pukë, ishin të përfshirë edhe pjesëtarë të njësisë speciale “Renea”, si dhe ajo për ndërhyrje të shpejta “Shqiponja”. 

"Pas 12 orësh rrethimi, pamundësi për t'u larguar dhe për të negociuar me të afërmit e tyre, Julian Çumraku dhe Arben Uka, individë me ‘rrezik të lartë’, vendosën të dorëzoheshin. Britmat ‘Allahu Ekber’ dëgjoheshin nga objekti i rrethuar dhe individët qëlluan disa herë drejt forcave të sigurisë. Çumraku (24) dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste. Uka, banor i Tiranës, ishte më parë në shënjestër të njësive antiterroriste. Ai u plagos në aksion dhe u transferua në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut”, njoftoi televizioni.

Tani të arrestuarit fshiheshin në një shtëpi të braktisur në Orosh një muaj, ndërsa kur ishin vërejtur menjëherë ka vijuar aksioni. 

Gjatë bastisjes në objekt, si dëshmi materiale ishin konfiskuar pushkë automatike dhe pistoleta, flamuj të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (ISIS), granata dore, municion luftarak, kapsolla me detonatorë elektrikë për shpërthim të mjeteve shpërthyese, fitil i cili përdoret për shpërthim të mjeteve shpërthyese dhe dy gëzhoja. fc/

 

Остани поврзан