Në Berlin janë djegur katër automobila të "Teslla"-s
- – Disa persona të panjohur kanë djegur katër automobila “Teslla” në rajonin e Berlinit, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për vepra kriminale me prapavijë politike.

Berlin, 14 mars 2025 (MIA) – Disa persona të panjohur kanë djegur katër automobila “Teslla” në rajonin e Berlinit, ndërsa policia vlerëson se bëhet fjalë për vepra kriminale me prapavijë politike.
“Katër automobila ‘Teslla’ plotësisht u dogjën në disa pjesë të ndryshme të Berlinit gjatë natës. Janë dëmtuar edhe pesë automjete në afërsi”, thuhet në kumtesën e policisë.
Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për vepra të mundshme kriminale me prapavijë politike, hetimin e mori Zyra Provinciale për Luftë Kundër Krimit.
Kritikat ndaj pronarit të “Teslla”-s, Ilon Mask u intensifikuan pasi ai filloi bashkëpunim të ngushtë me presidentin amerikan Donald Tramp.
Fabrika e Maskut në afërsi të Berlinit paraprakisht ishte cak i aktivistëve për shkak të shqetësimit se ndërtimi i fabrikës mund të ndikojë në sistemin ekologjik, veçanërisht në furnizimin me ujë në zonën në juglindje të Berlinit. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s