Zelenski: Kushtet e Rusisë për armëpushim tregojnë se ai vend dëshiron që të vazhdojë lufta
- – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi sot se kushtet e Rusisë për armëpushim tregojnë se ai vend dëshiron që të vazhdojë lufta.

Kiev, 14 mars 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski deklaroi sot se kushtet e Rusisë për armëpushim tregojnë se ai vend dëshiron që të vazhdojë lufta.
Zelenski në platformën “Iks” njoftoi se përpjekjet e Rusisë që të vendosë kushte për armëpushim 30 ditor në luftën në Ukrainë vetëm “e komplikojnë dhe e shtyjnë procesin”.
“Rusia është pala e vetme e cila dëshiron që të vazhdojë lufta dhe të ndërpriten përpjekjet diplomatike”, tha Zelenski pas bisedës telefonike me sekretarin shtetëror të Vatikanit, kardinalin Pjetro Parolin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s