• сабота, 15 март 2025

Tramp: Zhvilluam bisedime të mira dhe produktive me Putinin, ka "mundësi shumë të mira" që lufta në Ukrainë të përfundojë

Tramp: Zhvilluam bisedime të mira dhe produktive me Putinin, ka

Uashington, 14 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp sot deklaroi se ka një "mundësi shumë të mira" që lufta në Ukrainë të përfundojë.

"Dje zhvilluam bisedime shumë të mira dhe produktive me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin. Ka 'shumë mundësi të mira" që kjo luftë e tmerrshme, e përgjakshme të përfundojë më në fund, por në këtë moment tani mijëra ushtarë ukrainas janë të rrethuar plotësisht nga ushtria ruse dhe janë në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe të cenueshme", publikoi Tramp në rrjetin e tij social "Truth Social".

Ai tha se ka kërkuar nga presidenti rus të kursejë jetët e ushtarëve ukrainas. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан