Rute bëri thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute bëri thirrje sot për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë.

Nju Jork, 14 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute bëri thirrje sot për normalizimin e marrëdhënieve me Rusinë pas përfundimit të luftës në Ukrainë.
"Është normale, nëse lufta disi ndalet, Evropa- hap pas hapi dhe gjithashtu edhe SHBA - hap pas hapi, do të rivendosin marrëdhëniet normale me Rusinë", tha Rute në intervistën për TV Blumberg.
Megjithatë, ai theksoi se nuk ka ardhur ende koha për këtë dhe se është e nevojshme të vazhdohet presioni ndaj Rusisë për Moskën që "seriozisht t’i marrë negociatat".
Foto: arkivi i MIA-s