• сабота, 15 март 2025

Kievi: Jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje për minerale, presim vendim nga SHBA-ja

Kievi: Jemi të gatshëm të nënshkruajmë marrëveshje për minerale, presim vendim nga SHBA-ja

Kiev, 14 mars 2025 (MIA) – Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshje për minerale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Uashingtoni ende nuk i ka përcaktuar kushtet, deklaroi zëvendëskryeministrja ukrainase Olga Stefanishina. 

 “Marrëveshja është përgatitur. Nuk ka ndryshime në tekst”, deklaroi Stefanishina për mediat, duke shtuar se pala amerikane ende nuk ka vendosur nën cilat kushte dëshiron ta nënshkruajë. 

Presidenti amerikan Donald Tramp e vlerëson marrëveshjen për minerale si pjesë kyçe nga mbështetja e vazhduar e SHBA-së për Ukrainën, me çka e lidhi me përpjekjet e tij për arritjen e armëpushimit në luftë. 

Megjithatë, mbetet pasiguri nëse marrëveshja do të përfshijë "garanci sigurie" nga SHBA, të cilat Ukraina dhe Evropa i vlerësojnë si të nevojshme për të frenuar Rusinë. Ndërkohë Tramp pretendon se investimet amerikane në sektorin e minierave të Ukrainës do të jenë mbrojtje e mjaftueshme, pasi Moska nuk do të donte të rrezikonte të sulmonte zonat ku ndodhen punëtorët amerikanë. fc/

Fotografia: Arkivi

Остани поврзан