Më shumë se 900 persona janë evakuuar pas erupsionit në vullkanin Semeru në Indonezi
- Autoritetet indoneziane sot kanë evakuuar më shumë se 900 persona dhe kanë lehtësuar kthimin e sigurt të 170 alpinistëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar pas erupsionit në vullkanin Semeri në ishullin Java, me ç'rast është mbajtur niveli më i lartë i alarmit.
Xhakartë, 20 nëntor 2025 (MIA) - Autoritetet indoneziane sot kanë evakuuar më shumë se 900 persona dhe kanë lehtësuar kthimin e sigurt të 170 alpinistëve, të cilët kanë mbetur të bllokuar pas erupsionit në vullkanin Semeri në ishullin Java, me ç'rast është mbajtur niveli më i lartë i alarmit.
Pasi që Semeru dje eruptoi për të dhjetën herë duke lëshuar re të mëdha hiri dhe duke hedhur llavë dhe gurë 13 kilometra nëpër shpatet, autoritetet lokale njoftuajn se rreziku është ende i lartë.
Alpinistët brenda natës kanë mbetur të bllokuar në një kamp pranë liqenit në rrëzë të vullkanit, rreth gjshtë kilometra nga krateri, por tani u ndihmohet që të evakuohen", tha Septi Vardani, nëpunëse në Parkun nacional Semeru. "Të gjithë alpinistët me guidat e tyre janë të sigurt", deklaroi Vardani dhe shtoi se "situata është nën kontroll".
Eruposioni i fundit i madh ka qenë në dhjetor të vitit 2021, kur kanë humbur jetën51 persona, ndërsa fshatrat përreth janë mbukuar me hi. mb/
Foto: EPA