• петок, 05 декември 2025

Më shumë se 300 nxënës dhe arsimtarë janë rrëmbyer nga shkolla katolike në Nigerinë qendrore

Më shumë se 300 nxënës dhe arsimtarë janë rrëmbyer nga shkolla katolike në Nigerinë qendrore

Lagos, 22 nëntor 2025 (MIA) - Nga shkolla katolike "Shën Mëria" në Nigeri dje janë rrëmbyer 303 nxënës dhe 12 arsimtarë, kumtoi Asociacioni krishter i Nigerisë (KAN), që do të thotë se ky është rrëmbimi i dytë për një javë.

Rrëmbimet masive janë të zakonshme në Nigeri, vendin më të banuar në Afrikë, posaçërisht pas rrëmbimit të pothuaj 300 nxënësve në Çibok në pjesën veriore të vendit në vitin 2014 nga ana e anëtarëve të grupit Boko Haram.

Sipas informatave, pjesëtarët e Boko Haramit kanë rrëmbyer 215 nxënës dhe 12 arsimtarë nga shkolla "Shën Mëria", e cila gjendet në shtetin nigerian, Niger. Disa nxënës kanë arritur të ikin gjatë sulmit terrorist.

Autoritetet nigeriane ende nuk kumtuan sa fëmijë janë rrëmbyer, ndërsa qeveria e Nigerisë ka lëshuar urdhër që përkohësisht të mbyllen të gjitha konviktet në rajon.

Policia dje kumtoi se i ka sistemuar njësitë e veta dhe personelin ushtarak për të kryer "pastrim të pyjeve".

Sulmi ka ndodhur disa ditë pasi persona të armatosur kanë rrëmbyer 25 vajza nga konvikti për vajza "Maga" në shtetin veriperëndimor nigerian, Kebi. Kjo ka ndodhur natën nga e diela në të hënë.

Ende nuk dihet nëse rërmbyesit janë ekstremistë apo banda kriminele. bsh/

Foto: EPA 

Остани поврзан