• недела, 14 декември 2025

Mot me diell me temperatura minus të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës deri 15 gradë

Mot me diell me temperatura minus të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës deri 15 gradë

Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) – Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në orët e paradites nëpër disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës e cila gjatë ditës do të ulet. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. 

Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -4 deri 3, ndërsa ajo maksimale prej 9 deri 15 gradë. 

Në Shkup, paradite në disa pjesë të luginave do të ketë paraqitje të mjegullës.  Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe kryesisht i qetë me vranësira të vogla deri mesatare. Temperatura minimale do të bie deri -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 11 gradë. 

Edhe në ditët në vijim pritet mot kryesisht me diell dhe i qetë me temperatura të ditës mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Në orët e natës dhe të paradites nëpër disa lugina dhe lugina të lumenjve do të ketë paraqitje të mjegullës dhe rritje të vranësirave. fc/

Foto: MIA

 

Остани поврзан