Moska e shpall organizatën e opozitarit të ndjerë Navalni si terroriste
- Gjykata Supreme e Rusisë sot e klasifikoi organizatën kundër korrupsionit të opozitarot të ndjerë Aleksej Navalni si organizatë terroriste.
Moskë, 27 nëntor 2025 (MIA) - Gjykata Supreme e Rusisë sot e klasifikoi organizatën kundër korrupsionit të opozitarot të ndjerë Aleksej Navalni si organizatë terroriste.
Kjo lëvizje paraprakisht u shpall për "ekstremiste"
Fondacioni Kundër Korrupsionit konsiderohet "organizatë terroriste", bëri të ditur Gjykata Supreme dhe shtoi se aktivitetet e saj, si dhe aktivitetet e degëve strukturore të asaj organizate në territorin rus, janë të ndaluara.
Sipas gjykatës, Fondacioni Kundër Korrupsionit u formua në SHBA në bazë të Fondacionit për Luftë Kundër Korrupsionit (FBK) dhe organizatave të tjera të lidhura me Aleksej Navalnin në Rusi, pas ndalimit të tyre.
Gjykata akuzoi organizatën se zbaton "aktiviteteve destruktive në territorin rus", se "promovon, justifikon dhe mbështet terrorizmin" dhe për "organizimin, përgatitjen dhe kryerjen e krimeve me natyrë ekstremiste dhe terroriste".
"Terroristë janë Vladimir Putini dhe ndihmësit e tij, ata që filluan luftën (në Ukrainë), që vrasin civilë dhe kundërshtarë politikë, që arrestojnë njerëz", reagoi ekipi i Navalnit në Telegram.
Ata i akuzuan autoritetet ruse se po përpiqen t'i "frikësojnë" mbështetësit e opozitarit të ndjerë në mënyrë që ata të ndalojnë t'i ndjekin dhe përhapin hetimet e organizatës.
Organizata ka zbuluar raste të shumta korrupsioni në kuadër të elitës ruse dhe njoftoi një hetim për një pallat që dyshohet se i përket Vladimir Putinit.
"Vazhdojmë të punojmë. Hetojmë, themi të vërtetën, ndihmojmë të burgosurit politikë", shtoi ekipi i Navalnit.
Aktivisti për luftë kundër korrupsionit dhe opozitari kryesor i Vladimir Putinit, Aleksej Navalni, vdiq në shkurt të vitit 2024 në rrethana të paqarta në një burg në Arktik.
E veja e tij, Julia Navalnaja, e cila mori përsipër udhëheqjen e lëvizjes së tij, në shtator tha se bashkëshorti i saj ishte helmuar, duke cituar analiza nga laboratorët perëndimorë.
Autoritetet ruse kanë marrë masa të ashpra ndaj lëvizjes së Navalnit, me pothuajse të gjithë bashkëpunëtorët e tij janë ose në burg ose të detyruar të shkojnë në ekzil.
Sipas organizatës joqeveritare Amnesti Interneshënëll, masa e Gjykatës së Lartë ka për qëllim "shformojë trashëgimisë së Navalnit" dhe shtypjen e kujtdo që mbetet i afërt me disidentin në Rusi.
Foto: FKB në X