Mogerini lirohet nga paraburgimi pas paraburgimit në hetimin për mashtrim
- Ish-shefja e punëve të jashtme e BE-së, Federika Mogerini, dhe dy persona të tjerë janë liruar pasi që u arrestuan në hetimin për mashtrim, kumtoi sot Zyra e prokurorit publik evropian (EPPO).
Bruksel, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Ish-shefja e punëve të jashtme e BE-së, Federika Mogerini, dhe dy persona të tjerë janë liruar pasi që u arrestuan në hetimin për mashtrim, kumtoi sot Zyra e prokurorit publik evropian (EPPO).
Tre të dyshuarit u njoftuan për aktakuzat kundër tyre, të cilat përfshijnë mashtrim në furnizimet publike, korrupsion, përplasje interesash dhe shkelje të fshehtësisë profesionale, thuhet në kumtesë.
Personat u liruan sepse nuk konsiderohen si rerzik nga ikja.
Policia belge kreu bastisje në shërbimin diplomatik të BE-së në bruksel dhe në një universitet elitar në Brizh. U bastisën edhe shtëpitë e të dyshuarve.
Shërbimi evropian për punë të jashtme (EEAS) dhe Kolexhi i Evropës janë në qendër të hetimit për dyshim për mashtrim lidhur me kursin për trajnim për diplomatë të financuar me para nga BE-ja.
Mogerini, ish-ministre italiane e Punëve të Jashtme, për momentin është drejtoreshë e Akademisë diplomatike të Bashkimit Evropian dhe rektore e Kolexhit të Evropës. Paraprakisht ishte udh[heqëse e EEAS.
Sipas raporteve të mediumeve belge, dy të dyshuarit e tjerë janë ish-sekretari i përjgithshëm i EEAS dhe zëvendësdrejtori i Kolexhit të Evropës.
Sipas EPPO-së, Kolexhi i Evropës mori detyrë nga EEAS të zbatojë program për trajnimin e diplomatëve më të rinj të BE-së pas procedurës tenderuese.
Hetimi në rrjedhë fokusohet në atë nëse universiteti apo përfaqësuesit e tij kanë ditur paraprakisht për kriteret për zgjedhje apo kanë pasur njohuri se do t'u ndahet projekti para se të publikohej në shpalljen për tender, kumtoi EPPO.
Kolexhi i Evropës kumtoi se tërësisht do të bashkëpunojë me autoritetet.
EPPO dje deklaroi se "ekzistojnë dyshime të fuqishme" se janë shkelur rregullat financiare dhe se janë shndërruar në informata të besueshme. Thekson se të gjithë personat e përfshirë konsiderohen të pafajshëm derisa nuk dëshmohet faji i tyre. ab/
fotо: МIА arkivi