• петок, 05 декември 2025

MM ruse konfirmoi marrjen nën kontroll të Pokrovskit

MM ruse konfirmoi marrjen nën kontroll të Pokrovskit

Moskë, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Ministria e Mbrojtjes ruse sot publikoi se operacioni për të vendosur kontrollin ndaj Pokrovskit, i njohur edhe si Krasnoarmejsk e vetëshpallur në Republikën Popullore të Doneckut (RPD) ka përfunduar. 

"Njësitë e grupit qendror të forcave kanë përfunduar çlirimin e qytetit të Krasnoarmejskit në Republikën Popullore të Doneckut" theksohet në kumtesën e Ministrisë. 

Më parë, komandanti i Grupit qendror të forcave, Valerij Solodçuk, informoi presidentin rus Vlladimir Putin se Krasnoarmejski është "i pushtuar" dhe se në qytet është duke u zhvilluar një operacion për të kërkuar dhe shkatërruar grupe të vogla të forcave të armatosura ukrainase. 

Ministria e Mbrojtjes, gjithashtu, publikoi se forcat ruse kishin marrë kontrollin ndaj vendbanimeve Zeleni Gaj dhe Dobropole në Zaporozhje në Ukrainën lindore, publikoi Komersant.

Në deklaratë theksohet se fletushka që bënin thirrje për dorëzim u shpërndanë ushtarëve ukrainas duke përdorur një minë propagande. "Ekipet e sistemit të kontrollit të raketave "Uragan" qëlluan një minë propagande ndaj pozicioneve të forcave të armatosura ukrainase në fshatin Gulajpolie në Zaporozhje". 

Lideri rus deklaroi se "iniciativa është plotësisht në duart e forcave të armatosura ruse përgjatë gjithë frontit në zonën e Operacionit special ushtarak". 

Ai theksoi se forcat e armatosura ruse kanë vendosur kontroll mbi disa vendbanime të mëdha, të cilat, siç tha, janë "të rëndësishme për çlirimin e mëtejshëm të territorit nën kontrollin e armikut". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан