• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

18:00 / 7 maj / 2026

Shkup - Deputetët në seancën e 100-të të sotme me 64 vota "për", 15 "kundër", miratuan Ligjin për Këshillin e prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila është pjesë e agjendës reformuese. Zëvendës ministri i Drejtësisë, Alen Dereban, theksoi se Ligji i ri është hartuar në një procedurë transparente, duke përfshirë ekspertë të fushës dhe të gjithë të përfshirë në zbatimin e tij, dhe është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj të gjitha dobësive të zbuluara në ligjin e mëparshëm. 

Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, u drejtua në konsultimin kombëtar “Nga zotimet në veprim: Udhërrëfyesi i përgjegjshëm gjinor për anëtarësimin në Bashkimin Evropian”, i organizuar nga Ministria për Çështje Evropiane në bashkëpunim me zyrën e UN Women në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fjalën e tij, ministri Sali theksoi se procesi i integrimit evropian nuk është vetëm një proces teknik i harmonizimit me legjislacionin e BE-së, por një transformim thelbësor shoqëror, ku barazia gjinore përbën një tregues kyç të cilësisë së demokracisë.

Shkup - Me moton "Teknologjitë e zbatuara dhe digjitalizimi si lëvizës të zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut", Biznes samiti i dytë Gjermani - Maqedonia e Veriut 2026, sot në Shkup ka tubuar rreth 400 pjrsëmarrës, më shumë se 250 kompani, si dhe përfaqësues të lartë nga sektori i biznesit, politika dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe rajon. Drejtoresha e Odës ekonomike gjermane në Maqedoninë e Veriut, pjesë e rrjetit të odave gjermane mbarë botën, Antje Vandelt, shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e madhe të vizitorëve në samit, duke theksuar se ai tashmë është vendosur si një platformë për lidhjen dhe përforcimin e partneriteteve, por edhe për mundësi konkrete për bashkëpunim të vërtetë ekonomik.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të fushatës "Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë njerëzimit!", bëri apel për të rritur ndërgjegjësimin e publikut për rëndësinë e dhurimit të organeve dhe transplantimit kadaverik. Në kuadër të një fushate të gjerë për promovimin e dhurimit të organeve, e cila realizohet nën moton “Dhurimi i organeve i jep kuptimin më të lartë humanizmit!”, mjekët që janë pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këtë proces apelojnë se pikërisht dhurimi i organeve është akti më human dhe më fisnik që një njeri mund të bëjë për të vazhduar jetën e një tjetri.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, u takua sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berset. Në takim u diskutuan çështjet me interes të ndërsjellë, me theks të veçantë në përmirësimin e proceseve demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Këto tema janë vlera thelbësore të bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës. Gashi, informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, e konfirmoi përkushtimin e Kuvendit ndaj standardeve demokratike dhe stabilitetit institucional. Ai theksoi se këto parime janë të rëndësishme në krijimin e politikave publike të shtetit. Tha se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner i besueshëm dhe konstruktiv. Kontribuon në mënyrë aktive në forcimin e kulturës demokratike në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe është shembull i demokracisë multietnike dhe shoqërisë gjithëpërfshirëse.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, në partneritet me Fondin e Popullsisë të Kombeve të Bashkuara (UNFPA), më 7 dhe 8 maj 2026 në Shkup organizoi Konferencën Rajonale Ministrore – “Udhëheqja e ndryshimeve: Rrugët drejt qëndrueshmërisë demografike në përputhje të nevojave të njerëzve”. Konferenca u mbajt nën patronazhin e Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski. Konferenca mblodhi ministra, përfaqësues të lartë qeveritarë, ekspertë ndërkombëtarë të mbi 30 vendeve, si dhe përfaqësues të OKB-së, të Këshillit të Evropës, të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se riorganizimi brendapartiak po përfundon dhe pret që në qershor të punohet për harmonizimin e qëndrimeve lidhur me atë se si do të duket Qeveria në të ardhmen. Ai tha se VMRO-DPMNE do të dalë me qëndrimin e saj, por dëshiron të dëgjojë edhe pozicionet e partnerëve të tjerë të koalicionit. Nuk e përjashton mundësinë e përfshirjes edhe të partive të tjera në koalicionin qeveritar. I pyetur nëse tashmë ka konstatuar se kush nuk po i përmbush pritjet në Qeveri, Hristijan Mickoski tha se “ende nuk kemi zhvilluar biseda të thelluara, por po bëjmë analiza”.

Shkup - Rritje prej 11,43 për qind të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme u regjistrua në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024, ndërsa prodhimi i përgjithshëm është 6.123 gigavatë orë dhe është prakikisht në nivelin e njëjtë - tregojnë të dhënat nga Raporti vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE) për vitin 2025, që sot para gazetarëve e prezantoi kryetari i ri i KRRE-së, Aco Ristov. Rritje më të madhe të prodhimit nga buirime të rinovueshme (BR) prej 32,5 për qind, siç tha, ka te elektrocentralet me erë, ndërsa për herë të parë prodhimi i energjisë elektrike nga elektrocentralet fotovoltaike e kanë tejkaluar prodhimin nga centrale të kombinuara.

Vatikan – Sekretari shtetëror i SHBA-së, Marko Rubio, sot në Vatikan ishte në audiencë të shumëpritur me papën Leo XIV. Rubio në Vatikan u takua edhe me sekretarin shtetëror në Vatikan, kardinalin Pjetro Parolin. Vizita e Rubios në Vatikan është prezantuar si përpjekje për përmirësimin e marrëdhënieve pas kritikave të presidentit amerikan Donald Tramp ndaj papa Leo XIV. Trampi e sulmoi papën për shkak të qëndrimit të tij kundër luftës me Iranin. 

Moskë - Ministria e Mbrojtjes së Rusisë kumtoi se 347 dronë ukrainas u rrëzuan gjatë natës në 20 rajone ruse, duke përfshirë edhe mbi Moskën. Ky është sulmi i dytë ajror më i madh ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus. Në mars të vitit të kaluar për një ditë, 389 dronë ukrainas u nisën kundër Rusisë. Rusia më 4 maj shpalli një armëpushim të njëanshëm për 8 dhe 9 maj për Ditën e Fitores, e cila shënon humbjen e Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Ukraina kërkoi që armëpushimi të fillonte menjëherë, gjë që Moska e refuzoi.

Остани поврзан