• сабота, 16 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 6 maj/ 2026

Shkup - Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike - MEMO SHPKNJP Shkup sot edhe zyrtarisht do ta shënojë fillimin e Tregut brenda ditës (Intraday Market). Në ngjarje me këtë rast, janë paralajmëruar fjalime të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska. Fjalë përshëndetëse do të kenë edhe drejtori i përgjithshëm i MEMO-s, Zoran Gjorgjievski, drejtori i përgjithshëm i SKRR dhe kryetar i Bordit Drejtues të ADEKS, Anzhe Predovnik, si dhe Martin Martinovski, ekspert për energji elektrike dhe statistikë në Bashkësinë Energjetike.

Shkup - Në ndërtesën e TVM sot do të hapet pjesa e dytë e Departamentit të rindërtuar për çështje juridike.  Në hapjen, siç është njoftuar, do të marrë pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) sot e organizon panel diskutimin e fundit në kuadër të fushatës "Magjia është në dituri", me temën "Klasa e së ardhmes: Inteligjenca Artificiale, njohuritë dhe roli i ri i mësuesit". Siç njofton MASH, panel-diskutimi ka për qëllim të hapë çështje për zbatimin e inteligjencës artificiale në arsim, investimin në trajnimet e kuadrit mësimor dhe rolin e mësuesit në udhëzimin e nxënësve në teknologjitë e reja.

Shkup - Në Komunën Gradsko sot do të mbahet tribunë në kuadër të fushatës "Zëri që e dëgjojmë - më e mira e Maqedonisë". Fushata filloi më 18 mars të këtij viti në Bosilovë, dhe siç u njoftua, do të realizohet në mbi 30 komuna, me vizitë të më shumë se 120 vendeve të populluara. Qëllimi është të dëgjohen qëndrimet dhe nevojat e bujqve, të prezantohen politikat dhe masat e deritanishme në sektor, si dhe të diskutohet për sfidat aktuale.

Shkup - Me paraqitjen e dëshmive materiale të propozuara nga Prokuroria, sot në sallën e gjykatës në "Idrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku jeëtn e humbën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në seancën e kaluar, të mbajtur më 4 maj, dëshmi para gjykatës dha drejtori i Institutit për mjekësi ligjore, Aleksandar Stankov, në cilësinë e ekspertit, i cili theksoi se shkaku kryesor i vdekjes së viktimave, në bazë të raporteve të obduksionit dhe analizave toksikologjike, është asfiksia nga helmimi me monoksid karbon, asfiksia ambientale, asfiksia kompresive dhe dëmtimi termik i organeve të frymëmarrjes.

Shkup - Klubi diplomatik - Shkup dhe Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup sot organizojnë konferencë "30-të vjet në rrugën evropiane: Marrëdhëniet e Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe rruga përpara". Konferenca, që do të mbahet në Fakultetin Juridik, ka për qëllim të shënojë dy momente të rëndësishme në marrëdhënies mes vendit tonë dhe Bashkimit Evropian: 30-të vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike dhe 25 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim. Këto ngjarje, siç theksojnë organizatorët, e përcaktuan trajektoren, thelbin dhe rezistencën e partneritetit tonë dhe e hapën rrugën për procesin e integrimit evropian të vendit.

Shkup - Qendra për Hulumtime Strategjike Ksente Bogoev" pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) sot organizon debat shkencor me temën "Statusi penal-juridik dhe civil-juridik i personave juridik". Ngjarja organizohet në kuadër të projektit "Sundimi i ligjit në funksion të rritjes dhe zhvillimit ekonomik", i cili zbatohet në QHS ASHAM me mbështetje financiare nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Shkup - Instituti për histori nacionale - Shkup, në bashkëpunim me Fondacionin Konrad Adenauer, sot në Portën Maqedoni organizojnë panel-diskutim me temë "Momenti i themelimit të Evropës: përse u themelua Bashkimi Evropian dhe çfarë do të thotë sot ai", si pjesë e serisë "Dialog për histori dhe strategji". Seria "Dialog për histori dhe strategji" ka për qëllim të hapë diskutim kritik dhe strukturor për lidhjen mes ngjarjeve historike kyçe dhe ndikimin e tyre ndaj ambientit të sotëm strategjik dhe të sigurisë.

Shkup - Nën moton "Gjeneratë me vizion - Profesion me të ardhme", sot në Shkup do të mbahet Konferenca e tretë rajonale e kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar. Siç është paralajmëruar, konferenca do të bashkojë mbi 1.000 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni, përfaqësues të institucioneve, organizatave profesionale, komunitetit akademik dhe sektorit afarist, ndërkaq fjalë përshëndetëse do të kenë ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski dhe kryetarja e Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar (ISOS), Vesna Prentoska.

Jerevan - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen ka hedhur poshtë kërcënimet e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp për të rritur tarifat për makinat evropiane, duke paralajmëruar Uashingtonin të qëndrojë në marrëveshjen tregtare të arritur me Brukselin. Për herë të parë që kur Trampi njoftoi të premten se do të vendosë tarifa prej 25 për qind për makinat e prodhuara në BE, Fon der Lajeni tha se "marrëveshja është marrëveshje", bëri të ditur dje Politiko.

Uashington - Ushtria amerikane sërish sulmoi një anije të dyshuar për kontrabandim të drogës në Oqeanin Paqësor lindor, me ç'rast humbën jetën tre burra në operacionin e mbrëmshëm, njoftoi komanda rajonale në internet. "Inteligjenca konfirmoi se anija po kalonte nëpër rrugë të njohura për tregti me drogë në Paqësorin lindor dhe ishte e përfshirë në operacione për tregti me drogë", shënoi Komanda Jugore e SHBA-së (SOUTHCOM) në platformën e mediave sociale "X".

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp do të presë presidentin brazilian Luiz Inasio Lula da Silva nesër në bisedimet që do të përfshijnë çështje ekonomike dhe të sigurisë me interes të përbashkët, deklaroi dje një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Marrëdhëniet mes Trampit dhe Lulas janë përmirësuar kohët e fundit pas tensioneve të mëparshme të lidhura me ndjekjen penale të ish-presidentit brazilian Zhair Bolsonaro, aleat i Trumpit.

Shkup - Moti sot do të jetë i me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit kohë pas kohe më e përforcuar nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 21 deri në 27 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 26 gradë.

Остани поврзан