MIA Flesh
- Shkup - Në përputhje me Ligjin për standardin e nxënësve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon provim profesional për edukatorët dhe bashkëpunëtorët profesional në konvikte publike të nxënësve, të cilët pas skadimit të parktikës janë të detyruar ta japin provimin. Dhënien e provimit profesional, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta realizojë gjatë muajit të ardhshëm. Në njoftimin në ueb-faqen e MASH-it janë të përmendura dokumentet që kandidatët duhet t’i dorëzojnë së bashku me aplikimin, si dhe pagesa prej 1.600 denarësh.
12:00/22 prill/2026
Shkup - Në përputhje me Ligjin për standardin e nxënësve, Ministria e Arsimit dhe Shkencës organizon provim profesional për edukatorët dhe bashkëpunëtorët profesional në konvikte publike të nxënësve, të cilët pas skadimit të parktikës janë të detyruar ta japin provimin. Dhënien e provimit profesional, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do ta realizojë gjatë muajit të ardhshëm. Në njoftimin në ueb-faqen e MASH-it janë të përmendura dokumentet që kandidatët duhet t’i dorëzojnë së bashku me aplikimin, si dhe pagesa prej 1.600 denarësh.
Shkup - Shpallet tenderi për zgjedhjen e mbikëqyrësit për fazën e tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, dhe për rreth 10 ditë duhet të shpallet edhe tenderi për zgjedhjen e realizuesit, që gjatë verës do të fillojnë punët në terren të fillojë gjatë verës, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski para takimit për aktivitetet dhe planet për projektet e Korridorit 8, i cili po mbahet në bashkëpunim me përfaqësuesit e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. Nikolloski paralajmëroi se në takim do të bisedohet edhe për krahun perëndimor hekurudhor të Korridorit 8, si dhe projektet për ndërtimin e akseve rrugore të këtij Korridori, të cilat, theksoi ai, po ecin mirë.
Shkup - Oda Ekonomike pranë Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM), ka dërguar kërkesë zyrtare deri në Ministrinë e Turizmit të Republikës së Greqisë për anulim të përkohshëm të zbatimit të sistemit të ri Entry/Exit System (ЕЕС) në vendkalimin kufitar për shtetasit e RMV-së në periudhën nga 1 qershori deri më 1 shtator të vitit 2026. Nisma vjen pas reagimeve dhe indikacioneve nga sektori turistik në vend, i cili paralajmëron se zbatimi eventual i sistemit në fluksin e sezonin turistik veror mund të shkaktojë ngecje të rëndësishme në pikat kufitare me pritje prej disa orëve. Kjo, siç theksojnë punëtorët turistikë, do të ndikonte në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj cilësisë së përvojës turisttike, por edhe mund të rezultojë me anulim të aranzhmaneve trashmë të prenotuara për pushim veror në Greqi.
Shkup - Ish-zëvendëskryeministri dhe ministër i Marrëdhënieve mes bashkësive, Artan Grubi mbetet në arrest shtëpiak, me mbikëqyrje. Nga Gjykata themelore penale Shkup informojnë se pas propozimit të Prokurorisë, gjykata e vazhdoi masën për 30 ditë. Grubi, i cili së bashku me ish-drejtorin e "Lotarisë shtetërore", Përparim Bajrami, është i dyshuar për mashtrim prej tetë milionë eurove me aparate VLT, pas më shumë se 14 muajve në arati, në shkurt të këtij viti u arrestua në vendkalimin kufitar "Bllacë".
Shkup - Ish kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedinisë, Muamed Sejdini, është arresturar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale - përvetësim dhe keqpërdorim. Sejdini, siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme është arrestuar nga zyrtarët policorë nga Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë dhe Departamenti i policisë kriminale në koordinim me PTHP Shkup. Nga Prokuroria informojnë se ende po ndërmerren veprime shtesë dhe pas përfundimit do të ndahen më shumë informacione.
Shkup - Qeveria e Përzhinës duhet të mbetet, në të kundërtën grupi i deputetëve të LSDM-së do të tërhiqet nga Grupi i punës për Kodin zgjedhor, deklaroi sot lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. Filipçe, në konferencën për shtyp në Kuvend, theksoi se me mënyrë e plotë autokrate të sundimit të pushtetit aktual, Qeveria e Përzhinës është mekanizmi i vetëm kontrollues që garanton zgjehdje të drejta dhe të lira. "Kjo mënyrë e plotë autokrate e sundimit të këtij pushteti që e shohim është njejtë si pushteti i Nikolla Gruevskit. Nëse sot kalon në Komision ky Ligj për Qeverinë, siç është, grupi ynë i deputetëve tërhiqet nga Grupi i punës për Kodin zgjedhor", deklaroi Filipçe.
Shkup - Ky nuk është vetëm një projekt i institucioneve. Ky është projekt i njerëzve. I të gjithë neve/ Dhe pikërisht për këtë besoj se "Shkupi 2028" mund të jetë diçka e veçantë, porositi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov në konferencën "Formësimi i së ardhmes së Shkupit: Kultura, politikat urbane dhe qytetet evropiane të qëndrueshme", të mbajtur në kryeqytet në kuadër të "Shkupi - Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028". Ministri theksoi mbështetjen e plotë të Qeverisë, e cila shpreher përmes mekanizmave institucionale, financiare dhe politike.
Shkup - Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi i Punëdhënësve nga sektori publik dhe privat u rekomandon që të sigurojnë zbatim konsekuent të mbrojtjes ligjore të punëdhënësve gjatë shtatzanisë, lindjes dhe mëmësisë dhe të përmbahen nga praktikat që sjellin deri në trajtimin e tyre jo të barabartë dhe të pavoilitshëm gjatë shtatzënisë, lidjes dhe mëmësisë në realiziminh e të drejtave nga marrëdhënia e punës. Rekomandimi i përgjithshëm i sjellë nga KPMD, siç sqarojnë nga atje ka dalë nga fakti që në më shumë lëndë Komisioni ka vërtetuar diskriminim të drejtpëdrejtë lidhur me gjininë sa i përket shtatzënisë, lindjes dhe mëmësisë në fushën e punës dhe marrëdhënieve të punës.
Shkup - Kultura duhet të bëhet shtytëse e transformimit urban dhe bazë e përhershme për zhvillimin e qytetit, porositi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në ngjarjen solemne "Shkupi - Kryeqendra evropiane e kulturës 2028: Fomrësimi i të ardhmes së Shkupit - Kultura, politika urbane dhe qytete të qëndrueshme evropiane" në kuadër të Shkupit - Kryeqendra evropiane e kulturës 2028. Në fjalimin e tij, ai e theksoi mundësinë historike që e mban titulli dhe bëri thirrje që kultura të kuptohet si infrastrukturë publike, e jo si dekor.
Tetovë - Komuna e Tetovës paralajmëroi se edhe në qytet, më saktë rreth Tregut të gjelbër do të mund të përdoret interneti pa tel (Wi-Fi), i mundësuar përmes Bashkimit Evropian. Rrjeti është vendosur në kuadër të nismës WiFi4WB, financuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, ndërsa zbatohet nga Organizata federale gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) si pjesë e projektit EU4Digital.
Shkup - Mëngjesin e sotëm, temperatura më e ftohtë ka qenë në Kodrën e Diellit, ku janë matur -4 gradë Celsius. Siç njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, -1 gradë është matur në Hanet e Mavrovës, 0 në Krushevë, 1 në Kriva Pallankë, 2 në Berovë dhe Pretor, 3 në Tetovë dhe Ohër, 4 në Vinicë, Manastir, Prilep dhe Shtip, 5 në Shkup-Petrovec, Kavadar, Demir Kapi dhe Strumië, 6 në Kumanovë, 7 në Tetovë, në Shkup-Zajçev Rid, Veles, si dhe 8 në Gjevgjeli.
Ankara - Parlamenti turk miratoi ligjin me të cilin u ndalohet qasja drejt rrejteve sociale fëmijëve nën moshën 15-vjeçare, në tentim që të përforcohet mbrojtja e të mituve në hapësirën digjitale. Në pajtim me dispozitat e reja ligjore, fëmijët nën moshën 15-vjeçare nuk do të mund të hapin profile në rrjetet sociale, përderisa platformat digjitale do të jenë të obliguara të vendosin sisteme efikase për kontroll të moshës së përdoruesve.
Frankfurt - Çmimet e naftës sot përsëri shënojnë ritje, për të tretën ditë radhazi, mes një armëpushimi të brishtë në luftën kundër Iranit. Nafta "Brent" i Detit të Veriut për dorëzimin në qershor u rrit me më shumë se një për qind nga dje në 103.23 dollarë për fuçi (159 litra). Presidenti amerikan Donald Trampi ka shtuar presionin mbi Iranin dhe, sipas raportimeve të medias, po i jep Teheranit edhe disa ditë kohë për të paraqitur një propozim të pranueshëm për t'i dhënë fund luftës.
Astana - Nevoja për krijimin e një arkitekture më të fortë dhe më efikase globale për menaxhimin e ujërave, si dhe iniciativa për formimin e një Organizate Ndërkombëtare për Ujë në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ishin në fokus të konferencës së sotme në kuadër të samitit RES 2026 në Astana. Pjesëmarrësit vlerësuan se sistemi ekzistues për menaxhimin e ujërave brenda KB-së është i fragmentuar, me mandat të dobët institucional dhe koordinim të pamjaftueshëm mes agjencive, gjë që e kufizon efektivitetin e tij në përballjen me sfidat globale.
Uashington - Pastrimi i ngushticës së Hormuzit nga minat, të cilat, sipas vlerësimeve amerikane, i ka vendosur ushtria iraniane, mund të zgjasë edhe deri në gjashtë muaj, ndërsa një operacion i tillë nuk do të zbatohet derisa nuk përfundon lufta mes SHBA-së dhe Iranit, u kumtua në raportin e Pentagonit drejtuar Kongresit. Vlerësimin gjatë paraqitjes së mbyllur para anëtarëve të Komitetit prë forca të armatosura të Dhomës përfaqësuese e bëri të ditur një funksionar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa e transmetuan tre burime të njoftuara me përmbajtjen e bisedës, transmeton "Uashington post".