MIA Flesh
- Shkup - Në vendin tonë sot shënohen 123 vite nga vdekja e revolucionarit maqedonas dhe luftëtarit për liri, Goce Dellçev. Delegacione të shumta dhe qytetarë sot do të vendosin lule dhe do të shprehin nderime në varrin e Dellçevit në kishën "Shën Spasi", ndërkaq është paraparë shërbesë përkujtimore në Kishën ortodokse të Maqedonisë - Arqipeshkvia e Ohrit, ku është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit, Hristian Mickoski.
09:00/ 4 maj/ 2026
Shkup - Në vendin tonë sot shënohen 123 vite nga vdekja e revolucionarit maqedonas dhe luftëtarit për liri, Goce Dellçev. Delegacione të shumta dhe qytetarë sot do të vendosin lule dhe do të shprehin nderime në varrin e Dellçevit në kishën "Shën Spasi", ndërkaq është paraparë shërbesë përkujtimore në Kishën ortodokse të Maqedonisë - Arqipeshkvia e Ohrit, ku është paralajmëruar pjesëmarrja e kryeministrit, Hristian Mickoski.
Shkup - Me rastin e 123 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski do të marrë pjesë në panihidën në kishën "Shën Spas" - Shkup. Siç informojnë nga Qeveria, pas përfundimit të panihidës kryeministri Mickoski do të japë deklaratë për mediat.
Shkup - Universiteti Goce Dellçev (UGD) dhe Komuna e Shtipit sot do ta shënojnë 123 vjetorin e vdekjes së Goce Dellçevit. Me këtë rast, tradicionalisht, organizojnë ngjarje në oborrin e Rektoratit të UGD-së (Novo Sellë). Ngjarja do të fillojë me himnin e Maqedonisë, të interpretuar nga kori akademik i Akademisë së muzikës, nën dirigjentin e Toshe Mitrev, pastaj vijon një recital nga studentët e instrumenteve popullore nga Akademia e Muzikës, në klasën e profesorit Marjan Jankoski.
Shkup - Në Kuvend për sot janë paralajmëruar seanca të Komisionit për Çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, Komisionit për arsim, shkencë dhe sport, si dhe Komisionit juridik- ligjvënës. Komisioni për Çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike do të diskutojë Projekt-ligjin për ndihmën për të rinj dhe Projekt-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zonat industriale të gjelbra, të dyja në lexim të parë.
Shkup - Me rastin e shënimit të 123 vjetorit nga vdekja e Goce Dellçevit në Qeveri do të mbahet tribunë e titulluar "Themeli i shtetësisë - vizioni për të ardhmen". Në tribunë do të marrin pjesë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov, si dhe Jovica Nikçevski, drejtor i Bibliotekës Universitare Kombëtare.
Shkup - Me dëshminë e ekspertit nga Mjekësia ligjore sot në sallën e gjyqit në "Idrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën "Puls" të Koçanit, ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Në seancën paraprake më 28 prill Prokuroria prezantoi dokumentacionin mjekësor dhe të dhënat për të lënduarit që u paraqitën për dhënien e ndihmës mjekësore pas zjarrit. Prokurorja Natasha Saramandova i prezantoi ekspertizat për 157 persona me lëndime të rënda trupore, si dhe 65 të dëmtuar, që kanë marrë lëndime trupore. Nga të gjithë personat e lënduar në zjarr, 20-të janë fëmijë.
Shkup - Ambasadori i Suedisë, Ola Sulstrom prej sit deri më 9 maj do të udhëtojë në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar të vizitojë të gjitha qytetet kryesore për të theksuar dhe shënuar lidhjet dhe partneritetet e shumta të forta, si dhe afatgjata midis dy vendeve. Siç informon ambasada, fokus i veçantë do t'i kushtohet kontributit të kompanive suedeze, rezultateve të bashkëpunimit suedez për reforma, si dhe lidhjeve kulturore afatgjata.
Tiranë - Një ngjarje tragjike që ndodhi në qytetin e Durrësit, e shqetësoi opinionin shqiptar, kur një shofer që drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit goditi fëmijët derisa luanin në trotuar. Nga goditja në vendin e aksidentit vdiqën dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjet, ndërsa njëri i moshës 8-të vjeçare lufton për jetën në klinikën për traumatologji në Tiranë. Fëmija i katërt që ishte me ta mbeti i palënduar.
Jerevan - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski projektoi tre prioritete themelore para samitit të sotëm të Komunitetit politik evropian (KPE) në kryeqytetin armen Jerevan. "Janë të domosdoshme përpjekjet e përbashkëta të aksioneve diplomatike dhe parandalimit të çfarëdo lloj dobësimi të presionit ndaj agresorit. Rusia duhet ta përfundojë këtë luftë", deklaroi ai.
Najrobi - Përmbytjet e fundit të shkaktuara nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut në Kenia morën 18 jetë gjatë javës së fundit, njoftoi policia, me ç'rast shumica e rasteve të vdekjes kanë ndodhur nga mbytja. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kenias, mbi 54.000 amvisëri në mbarë vendin janë prekur nga përmbytjet, nga të cilat 6.000 janë në kryeqytetin e Najrobit.
Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot do të fillojnë iniciativën për të ndihmuar anijet e bllokuara nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit, tha presidenti amerikan, Donald Tramp, duke shtuar se vendet anembanë botës kanë kërkuar ndihmë. Duke shkruar në platformën e tij “Truth Social”, Trampi deklaroi se Uashingtoni i ka informuar ato vende se do t’i nxjerrë anijet e tyre në mënyrë të sigurt nga rrugët ujore të bllokuara “në mënyrë që të mund të vazhdojnë lirisht dhe me kompetencë punën e tyre”.
Shkup - Sot në mëngjes moti do të jetë i kthjellët dhe me diell, me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, informojnë nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 18 deri 25 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. temperatura minimale do të zbresë deri 0, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 24 gradë.