• сабота, 16 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 4 maj/ 2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së dhe të vendeve kandidate për anëtarësim e cila do të mbahet në Kopenhagë të Danimarkës sot dhe nesër. Konferenca përfaqëson forum për shkëmbimin e mendimeve, informacioneve dhe përvojave ndërmjet kryetarëve të parlamenteve kombëtare të vendeve anëtare të BE-së dhe Parlamentit Evropian, ndërsa do të marrin pjesë edhe kryetarët e parlamenteve të vendeve kandidate. Qëllimi është promovimi i rolit të parlamenteve, mbështetja për bashkëpunimin e tyre dhe koordinimi i aktiviteteve ndërparlamentare.

Shkup - Temperaturat e mëngjesit lëvizin nga minus 5 gradë në Berovë deri në 5 gradë në Gjevgjeli. Minus 1 gradë është matur në Kodrën e Diellit, Hanet e Mavrovës, Kriva Pallankë dhe Lazaropole, zero në Strumicë, Shkup-Petrovec, Ohër, Demir Kapi, Manastir dhe Tetovë, një gradë në Pretor, Shtip, Prilep dhe Veles, dy gradë në Krushevë, Kavadar, Kumanovë dhe Vinicë, ndërsa tre gradë në Shkup në Zajçev Rid.

Jerevan - Presidenti francez, Emanuel Makron sot bëri thirrje për hapje të përbashkët të ngushticës së Hormuzit me marrëveshje mes Irnait dhe SHBA-së. Në deklaratë para fillimit të Samitit të Komunitetit politik evropian (KPE) në Jerevan, Makroni e hodhi poshtë mundësinë për çfarëdo lloj pjesëmarrje të Francës në "Projektin Liria" që mbrëmë e kumtoi presidenti amerikan, Donald Tramp për kthimin e lirisë së lundrimit në ngushticën e Hormuzit, kumtoi televizioni BFM.

Jerevan - Kryetarja e Komisionit Evropian, Usurla Fon der Lajen, sot pas mbërritjes në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane (BPE), në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, deklaroi se do të diksutohet për një Evropës të pavarur dhe se Kontinenti i vjetër duhet të zvogëlojë varësinë e tepërt në energji, mbrojtje, siguri dhe zinxhirët e furnizimit.  Samiti i tetë i BPE-së fillon sot në Jerevan, duke mbledhur liderët nga 48 vende, ndërsa kryesohet nga kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, dhe kryeministri i Armenisë, Nikoll Pashinjan. Për herë të parë, në takim është ftuar në një vend jo evropian - Kanadaja.

Jerevan - Vendet evropiane besojnë se e kanë kuptuar mesazhin e presidentit amerikan Donald Tramp dhe se garantojnë zbatimin e marrëveshjeve për shfrytëzimin e bazave ushtarake, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. Trampi akuzon disa anëtarë të NATO-s se nuk bëjnë mjaftueshëm për t'i mbështetur Shtetet e Bashkuara të Amerikës në luftën me Iranin.

Teheran - Pesë persona të tjerë janë ekzekutuar në Iran në një periudhë të shkurtër kohore, publikuan sot mediat iraniane, transmeton DPA. Tre burra u ekzekutuan herët në mëngjes në lidhje me protestat masive në janar. Ata u akuzuan për pjesëmarrje në protestat në qytetin verilindor Mashhad dhe se ishin pjesë e komplotit të lidhur me Izraelin.

Islamabad - Pakistani sot përshëndeti lëvizjen e SHBA-së për të dorëzuar 22 anëtarë të ekuipazhit nga sekuestrimi i një anije kontejnerësh iraniane, mes përpjekjeve të vazhdueshme për t'i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme, transmetoi DPA.  "Si një masë për ndërtimin e besimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 22 anëtarë të ekuipazhit të mbajtur në anijen e kontejnerëve iraniane "MV Tuska" (MV Touska) janë evakuuar në Pakistan", kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme pakistaneze.

Islamabad - Pakistani kumtoi se ministri i Punëve të Jashtme, Ishak Dar dje bisedoi në telefon me kolegun e tij iranian, Abaz Aragçi, me ç'rast të dyja palët folën për situatën rajonale dhe përpjekjet rrjedhëse diplomatike të Pakistanit. Islamabadi po ndërmjetëson në bisedimet për ndërprerje të konfliktit mes SHBA-së dhe Iranit, pasi që muajin e kalaur ishte nikoqir i delegacionit amerikan për raundin e parë të bisedimeve të drejtpërdrejta për ndërprerje të luftës.

Остани поврзан