12:00 / 28 prill / 2026
Shkup - Gjatë vitit 2025 janë regjistruar 132 fatkeqësi në punë, nga të cilat 31 kanë qenë fatale, sipas të dhënave nga Raporti vjetor për fatkeqësitë në punë dhe sëmundjet profesionale për vitin 2025 me rastin e Ditës botërore për siguri dhe shëndet në punë - 28 prilli publikuar nga Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë. Më shumë fatkeqësi në punë ka pasur në Industrinë prodhuese 33, pastaj ndërtimtari 15, administrata publike dhe mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm social 12, aktivitetet e amvisërive si punëdhënës të cilët prodhojnë mallra të ndryshme dhe kryejnë shërbime të ndryshme për nevojat e tyre, 11, aktivitete administrative dhe ndihmëse të shërbimeve 10, transporti dhe magazinimi 9,...
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot, duke filluar nga orën 12:00 para Kuvendit të R. të së Maqedonisë së Veriut në rr. "11 Tetori", nga një grup qytetarësh do të organizohet protestë si shprehje e pakënaqësisë për shkak të veprimeve të Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), lidhur me kërkesën e tatimit për të ardhurat e realizuara jashtë shtetit, dhe nëse është e nevojshme, qarkullimi do të ridrejtohet në rrugët përreth. Për këto arsye, SPB Shkup - Njësiti për Sigurinë në Trafikun Rrugor do të ndërmarrë masa për një regjim të posaçëm të trafikut.
Moskë – Tre persona u vranë në sulmin e sotëm ukrainas me dronë në rajonin rus Belgorod i cili kufizohet me Ukrainën, njoftoi guvernatori i rajonit Vjaçesllav Glladkov. "Tre civilë janë vrarë si rezultat i një sulmi me dronë të forcave të armatosura ukrainase", shkroi ai në "Telegram", duke shtuar se edhe tre persona janë lënduar. Sipas informacioneve të tij, dronët goditën një automobil në qytetin Voznesenovka me çka u vra një burrë, si dhe një automobil në qytetin Bobravi me çka u vranë një burrë dhe një grua.
Tel Aviv - Shefi i shërbimit të inteligjencës izraelite Mosad, Dejvid Barnea, deklaroi se agjencia ka "depërtuar thellë në thelbin e sekreteve të armikut" dhe siç shtoi, ka kryer operacione "revolucionare" në Iran dhe rajon. Në një ceremoni në selinë e Mosadit për nder të misioneve të shquara që nga viti 2025, Barnea tha se roli i agjencisë gjatë periudhës së luftës kishte ndryshuar dhe se ajo ishte bërë dukshëm më ofensive, në koordinim me ushtrinë izraelite (IDF), në operacionet e drejtuara kundër Iranit dhe Hezbollahut, bën të ditur "Tajms of Izrael".
Xhakarta - Të paktën 14 persona kanë vdekur, ndërsa 84 të tjerë janë lënduar në një përplasje midis dy trenave në afërsi të kryeqytetit indonezian, Xhakarta, kumtoi sot kompania shtetërore hekurudhore "PT Kereta Api Indonesia". Aksidenti ndodhi vonë mbrëmë në Bekasi, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Xhakartës, që është pjesë e një rajoni më të gjerë metropolitan ku transporti publik mbështetet shumë në hekurudhë. Siç theksohet aksidenti ndodhi kur një tren ndërurban me shpejtësi të lartë u përplas me pjesën e pasme të një treni rajonal që ishte parkuar në stacion.
Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio, deklaroi se administrata amerikane ka indikacione se udhëheqësi suprem i Iranit, Moxhtaba Hamnei, është gjallë, por se ekzistojnë shumë pyetje të hapura në lidhje me rolin e tij të vërtetë në pushtet në Iran. Në intervistën për "Fokus njuz", Rubio tha se pyetjet kyçe lidhen me atë nëse Hamnei me të vërtetë ka autoritet politik dhe merr vendime në vend, thuhet në njoftimet e zyrës së sekretarit amerikan të shtetit. "Ndoshta është gjallë, mendoj se pyetjet e pazgjidhura këtu janë nëse ai ka të njëjtin kredibilitet si babai i tij. E dimë se prej vitesh, të paktën unë e di prej vitesh, në Iran zhvillohen debate të brendshme për trashëgiminë dhe nëse ajo duhet të jetë e trashëgueshme", tha Rubio.
Uashington - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Tramp, ka lënë të kuptohet se nuk ka gjasa ta pranojë propozimin e fundit të Iranit për t'i dhënë fund konfliktit, i cili parashikon rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, ndërkohë që vonon zgjidhjen e çështjes bërthamore. Sipas burimeve të njohura me situatën, Tramp e bëri deklaratën në një takim me përfaqësues të lartë të sigurisë kombëtare, duke shprehur rezerva në lidhje me planin që Teherani paraqiti ditët e fundit, transmetoi "Si-En-En".
Uashington - Sulmuesi, i cili të dielën tentoi të hyjë në darkën e korrespondentëve nga Shtëpia e Bardhë, u akuzua për tentim për atentat ndaj presidentit Donald Tramp, kumtoi Ministria amerikane e Drejtësisë. I dyshuari, 31-vjeçari Kol Tomas Alen nga Kalifornia, po ballafaqohet edhe me dy akuza federale - përdorimin e armës së zjarrit gjatë kryerjes së veprës së dhunshme penale dhe transport të armës dhe municionit përmes kufijve shtetërorë, me qëllim të kryerjes së veprës së rëndë penale.