15:00/ 24 prill/ 2026
Shkup - Për shtetin tonë, qëllimi kryesor strategjik i të cilit është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, është shumë me rëndësi të jetë pjesëmarrëse aktive në proceset e bashkpunimit rajonal dhe të mbledhë përvoja dhe njohuri të cilat do t'i zbatojë në kuadër të procesit eurointegrues. Siç është cekur edhe në vetë Deklaratën e Nismës Adriatiko-Joniane nga Ankona, përforcimi i bashkëpunimti rajonal ndihmon të promovohet stabiliteti politik dhe ekonomik, me çka krijohet bazë solide edhe për procesin e integrimit evropian, porositi sot kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në fjalimin e tij hyrës si nikoqir i Konferencës së XX të kryetarëve/spikerëve të Nismës Adriatiko-Joniane (NAJ), që po mbahet në kuadër të kryesimit të vendit tonë me këtë Nismë. Gashi potencoi se Maqedonia është e përkushtuar ndaj eurointegrimeve dhe nuk heqë dorë nga kjo, por shtoi se, për fat të keq, nëpër atë proces po përballet me një sërë pengesash, të cilat e bëjnë rrugën akoma më të vështirë dhe më të paqartë, por kjo nuk na dekurajon të heqim dorë nga vlerat dhe standardet evropiane.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve evropiane, Bekim Sali sot priti në takim përfaqësuesin e Bankës evropiane për Investime (BEI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bjorn Gabriel. Siç ceket në kumtesën nga Kabineti i minsitrit të Çështjeve Evropiane, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe EIB-së, si dhe për përshpejtimin e realizimit të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian. "Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve në fushën e infrastrukturës, energjisë, mjedisit dhe mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", ceket në kumtesë.
Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në një bisedë telefonike ia ka uruar fitoren në zgjedhjet parlamentare ish presidentit të Bullgarisë tani lider i Bullgarisë Progresive, Rumen Radev, duke theksuar se nga qeveria e re bullgare pret një qëndrim konstruktiv dhe mirëkuptim për nevojën e zgjerimit. "Sigurisht. E urova, i dërgova mesazh. Dhe pastaj më telefonoi. Biseduam. I urova sukses, shpreha bindjen time se meqenëse mori një shumicë kaq të lartë, kjo është një garanci stabiliteti, se populli bullgar, qytetarët bullgarë ndoshta njohën tek ai një element të qëndrueshëm të shtetit dhe kombit, se ai ndoshta do të jetë në gjendje të formojë lehtësisht qeverinë dhe të zbatojë programin e tij", tha presidentja në deklaratën për mediat sot në Kuvend, në margjinat e Konferencës së XX-të të kryetarëve/spikerëve të Parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane.
Shkup- Në Fakultetin e Stomatologjisë pranë Universitetit „ Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup, sot u lëshua në përdorim laborator i ri i dedikuar për ushtrime paraklinike të studentëve. Investimi është në vlerë prej 10 milionë denarë, ndërsa mjetet u siguruan në mënyrë të barabartë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti. Në hapje mori pjesë edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila, duke përgëzuar institucionin arsimor, shprehu kënaqësinë e saj që infrastruktura në arsimin e lartë në Maqedoni po modernizohet me shpejtësi. Kjo, siç u shpreh ministrja, është jashtëzakonisht e rëndësishme për të siguruar mësimdhënie më cilësore për krijimin e gjeneratave akademike më të përgatitura, por edhe për punë kërkimore- shkencore më cilësore.
Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, u drejtua në ngjarjen "Bujqësia me vlerë të lartë natyrore dhe rëndësia e saj për biodiversitetin dhe procesin e anëtarësimit në BE", e organizuar me mbështetjen e Agjencisë suedeze për mjedisin jetësor dhe Komunës së Radovishit, informojnë nga MMJPH. Në fjalimin e tij, Hoxha trheksoi se ky koncept përfaqëson një instrument të rëndësishëm për vendosjen e ekuilibrit ndërmjet njeriut dhe natyrës dhe për ruajtjen e biodiversitetit.
Shkup – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova deklaroi sot se për të ndryshimet e Ligjit për Qeverinë, që kanë të bëjnë me qeverinë teknike, dhe atëherë kur u miratuan dhe tani, janë jokushtetuese dhe e mbështet propozimin e pushtetit që ajo të shfuqizohet nga zgjedhjet e ardhshme, por vlerëson se për shfuqizimin gjithashtu kur dhe si u votua zgjidhja duhet të ketë dialog. Siljanovska – Davkova gjithashtu vlerëson se përveç deputetëve mundësi për shtetësi të dyfishtë nuk duhet të ketë edhe për funksionarë të tjerë – presidenti i shtetit dhe ministrat.
Shkup - Gjykata Themelore Penale e Shkupit njoftoi se, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë kompetente, më 09.04.2026 gjykata ka marrë vendim me të cilin personit G.A.A., i punësuar si zyrtar gjyqësor – polic gjyqësor në këtë gjykatë, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale – Marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm, ndërsa në mënyrë kumulative gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik arratisjeje, si dhe mundësi për ndikim mbi dëshmitarët dhe provat gjatë procedurës. Kundër vendimit nuk është paraqitur ankesë dhe është e formës së prerë, theksojnë nga Gjykata. Për më tepër, siç shtohet, Prokuroria kompetente ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit edhe për personin F. XH., i punësuar si zyrtar gjyqësor – furnizues në këtë gjykatë, për shkak të dyshimit të bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale – Marrje të shpërblimit për ndikim të paligjshëm, por gjykata nuk e ka pranuar propozimin e Prokurorisë kompetente për caktimin e masës së paraburgimit.
Shkup- Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes në lokacionin në Kisella Vodë, ku një punëtor humbi jetën, ndërsa tre u lënduan pas rrëshqitjes së dheut në një kantier ndërtimi. Prokurori publik ka lëshuar urdhër për autopsi ndaj të ndjerit. "Në drejtim të hetimit të shkaqeve për fatkeqësinë dhe rregulloret e sigurisë në punë, veprojnë Inspektorati Shtetëror i Punës dhe inspektori komunal i ndërtimtarisë", thonë nga Prokuroria.
Shkup - Gjyqi për nëntë policët e akuzuar në lidhje me tragjedinë në diskotekën "Puls" në Koçan, të cilët ngarkohen për moskryerjen e detyrave zyrtare lidhur me dhënien e pëlqimit që diskoteka të marrë licencë, shtyhet për më 1 qershor me qëllim që mbrojtja të mund të sigurojë dhe të bëjë shqyrtimin e provave. Procesin gjyqësor e udhëheq gjyqtarja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Spasenka Andonova. Mbrojtja e një pjese të të akuzuarve, para fillimit të seancës së sotme, i kërkoi Gjykatës të dërgojë kërkesa te MPB, BSP dhe DAP për sigurimin e provave, deklasifikimin, si dhe për të drejtën e qasjes për ekspertin që është paralajmëruar të kryejë ekspertizë.
Shkup - Kryetarja e Komisionit për letra me vlerë, Bujare Abazi sot në Bled, së bashku me rregullatorët e tregjeve të kapitalit nga Hungaria, Polonia, Rumania, Sllovakia, Kroacia, Sllovenia dhe nga Bullgaria, nënshkruan Memorandum për bashkëpunim të tregjeve të kapitalit. "Komisioni për letra me vlerë e Republikës së Maqedonisë së Veriut është rregullatori i vetëm i njjë vendi që nuk është anëtar i BE-së, ndërkaq iu bashkangjit kësaj nisme rregullatore së bashku me shtatë vende-anëtare të BE-së. Me këtë realizohet qëllimi për përforcim të bashkëpunimit mes trupave rregulaltorë, përmes këmbimit të përvojave, harmonizimit të praktikave rregullatore dhe koordinimit të aktiviteteve të kahëzuara drejt efikasitetit më të madh, transparencës dhe konkurrencës së tregjeve të kapitalit. Komisioni me vendet nënshkruese do ta avancojnë bashkëpunimin përmes nismave të përbashkëta në funksion të zhvillimit të tregjeve të integruara, likuide dhe rezistente të kapitalit në rajon", kumtoi KLV.
Tetovë - Dje në departamentin e Gjuhës Angleze në Universitetin e Tetovës, u organizua trajnimi me titull “From Language to Thinking: Developing Critical Thinkers in the EFL Classroom”, një aktivitet akademik me rëndësi të veçantë, i dedikuar avancimit të praktikave bashkëkohore në mësimdhënien e gjuhës angleze. Ky trajnim mblodhi 67 mësues të gjuhës angleze nga Tetova dhe rajoni, duke krijuar një hapësirë profesionale për shkëmbim përvojash dhe zhvillim të mëtejshëm pedagogjik. Në hapje të aktivitetit, dekania e Fakultetit Filologjik, Prof. Dr. Emine Shabani, mbajti një fjalim përmbajtësor, në të cilin e trajtoi thellësisht ndërmjet të nxënit të gjuhës dhe zhvillimit të mendimit kritik në kontekstin e sfidave bashkëkohore. Ajo theksoi se mësimi i një gjuhe të huaj nuk duhet të reduktohet në përvetësimin mekanik të fjalorit dhe strukturave gramatikore, por duhet të shndërrohet në një proces që formëson mënyrën e të menduarit të nxënësve.
Tetovë- Ekipi i Fakultetit Filozofik të Universiteti i Tetovës, në periudhën 21–23 prill 2026, ka realizuar disa aktivitete promovuese në shkolla të mesme të vendit, duke organizuar punëtori me temë “Orientimi profesional për të rinjtë – rruga drejt përzgjedhjes së profesionit”. Këto veprimtari u zhvilluan me qëllim të informimit dhe orientimit të maturantëve për regjistrim në vitin akademik 2026/2027. Në kuadër të punëtorive, ekipi prezantoi ofertën arsimore-shkencore të 13 fakulteteve të Universitetit të Tetovës për këtë vit akademik, duke ofruar një pasqyrë të plotë mbi programet studimore dhe perspektivat që ofrohen.
Shtip - Në rrjedhë janë përgatitjet për realizimin e maturës shtetërore nëpër komunat e vendit dhe aktivitetet janë në fazë përfundimtare. Mbetet të rregullohen vëzhguesit dhe testatorët dhe si vitin e kaluar t'i qasen mbajtjes së maturës shtetërore, theksoi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna janevska e cila iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Shtip, pas fillimit të funksionimit të Qendrës për sajber siguri në suaza të Universitetit "Goce Dellçev"-Shtip. Ministrja Janevska theksoi se maturantët vitin e kalaur për dallim nga vitet e kaluara treguan rezultate më tl mira dhe shpreson se do të ketë më pak përdorim të aktiviteteve të palejuara nga nxënësit, dhe me maturën shtetërore të mos ketë kurfarë probleme këtë vit.
Prishtinë- Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalim në seancën solemne në shenjë nderimi për kongresistin amerikan, Eliot Engel. Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu, ka thënë se sot, në këtë seancë solemne, kujtojmë dhe nderojmë një njeri që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e Kosovës, duke shtuar më tej se sot e nderojmë dhe e kujtojmë mikun besnik, por edhe ligjvënësin e drejtë amerikan, i cili në ditët më të vështira të historisë sonë të re, bashkë edhe me shumë kongresistë dhe senatorë të tjerë amerikanë, ngriti zërin fuqishëm kundër shkeljes së të drejtave tona, represionit dhe persekutimit nga regjimi serbo-jugosllav.
Athinë - Realiteti i sigurisë në rajon dhe më gjerë ka ndryshuar ndjeshëm, ku krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe terrorizmi gjithnjë e më shpesh ndërthuren dhe funksionojnë si një kërcënim i vetëm, hibrid, porositi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në takimin ministror në procesin e Akabas kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në Ballkan, që po mbahet në Athinë. Toshkovski, siç kumtoi MPB, mori fjalën në sesionin e parë për identifikimin e kërcënimeve dhe vlerësimin e ndërlidhjes së krimit të organizuar, trafikimit të drogës dhe terrorizmit, si dhe sfidave që i parqesin ato.
Varshavë - Kryeministri polak Donald Tusk sot deklaroi se çështja është nëse ShBA do të jenë "lojalë" ndaj përkushtimit të tyre ndaj NATO-s për të mbrojtur Evropën në rast të një sulmi rus dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian të bëhet një "aleancë e vërtetë" për të mbrojtur kontinentin. Tusku për "Fajneshëll tajms" deklaroi se "çështja më e madhe dhe më e rëndësishme" për Evropën është nëse ShBA është e gatshme të jenë lojalë, siç përcaktohet në traktatet e NATO-s, dhe paralajmëroi se Rusia mund të sulmojë një anëtar të NATO-s në "muajt" që vijnë. "Për të gjithë krahun lindor, fqinjët e mi... pyetja është nëse NATO është ende një organizatë e gatshme, politikisht dhe logjistikisht, të reagojë, për shembull, kundër Rusisë nëse ata përpiqen të sulmojnë", tha Tusku.
Riad- Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski sot arriti në Riad, në takim me princin saudit, Mohamed bin Salman. Kjo është vizita e dytë e Zelenskit në Arabinë Saudite gjatë dy muajve të kaluara. Ai pas vizitës muajin e kaluar tha se Ukraina dhe Arabia Saudite "kanë arritur marrëveshje të rëndësishme" për mbrojtjen kundërajrore. Zelenski punon në përforcimin e lidhjeve me disa shtete nga Gjiri Persik. Ai ka lidhur marrëveshje për mbrojtje, duke përfshirë edhe një me Riadin, për ndarjen e ekspertizës së Kievit për rrëzimin e dronëve. Ukraina pohon se mbrojtja e saj kundër dronëve është më e mira në botë.