• среда, 24 јули 2024
MIA FLESH

15:00/22 shkurt/2024

Shkup- Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në video fjalimin e sotëm nga selia e kësaj partie në Reçicë të Vogël u bëri thirrje qytetarëve të bëhen bashkë për referendumin më të rëndësishëm të kohës: t'i thuhet JO Rusisë, PO Evropës dhe të zgjidhet presidenti dhe zëvendëspresidenti me 2/3 e votave dhe me shumicë të dyfishtë të Badenterit në Kuvend. Sipas Ahmetit hapja e Kushtetutës për çështjen e presidentit do të mundësojë edhe miratimin e marrëveshjes së fqinjësisë së mirë dhe vazhdimin e integrimit evropian.

Shkup - Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev paralajmëruan se 140 mijë ekzemplarë të rinj për dokumente udhëtimi arrijnë në vend, ndërsa për një kohë shumë të shpejtë do të arrijë edhe një dërgesë prej 85.000 ekzemplarëve. "Ju njoftoj se dërgesa prej 140.000 ekzemplarëve për dokumente udhëtimi, siç kam njoftuar, është gati dhe është rrugës për në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjithashtu, një tjetër dërgesë prej 85.000 ekzemplarëve do të mbërrijë shumë shpejt.

Shkup - Paga mesatare mujore neto për një të punësuar, gjatë muajit dhjetor 2023, ishte  39 998 denarë dhe krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 është më e madhe për 16,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (27.5%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (27.1%) dhe Ndërtimtaria (21.8%). Paga mesatare mujore bruto gjatë muajit dhjetor 2023, ishte 60 036 denarë.

Shkup  - Prindërit nuk kanë kërkuar fare mendim nga një institucioi përkatës në lidhje me mundësinë apo pamundësinë për përfundimin e mjekimit, përkatësisht për rehabilitimin e atij fëmije në institucionet tona. Fillimisht le të ecim në atë rrugë dhe vetëm pastaj të themi, ta rishikojmë të gjithë dokumentacionin mjekësor, ta shohim pacientin klinik dhe vetëm më pas kolegumi i ekspertëve të klinikave përkatëse të japë mendimin e tij dhe të thotë nëse ka apo jo mundësi për vazhdimin e mjekimit apo për rehabilitim në institucionet tona.

Shkup - Zgjedhjet po afrohen.  Bashkë me zgjedhjet edhe fundi i qeverisjes së kazinomenëve po afron.  Prandaj edhe çorroditja e pushtetit, pangopësia dhe vrrulli për të grabitur sa më shumë që të munden nga paratë e qytetarëve ka dalë prej kontrollit!. Sot, jorastësisht jemi në Çarshinë e vjetër sepse është momenti i qëlluar për të ngritur alarmin se Çarshia, nga vatër kulturore, simbol i trashëgimisë dhe traditave të mira familjare, tregtare, të punës me nderë, të esnafit, nga vatër universitare, sot po rrezikon të kthehet në qendër kumari, bixhozi, dhe për pasojë, në qendër pasigurie, frike, simbol i të keqes.

Shkup - Maksim Dimitrievski do të jetë kandidat për president i Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë tonë, kumtoi sot zëdhënësi i partisë, Nikolla Memov. Siç kumtoi Memov në konferencë për shtyp, prej nesër fillon procedura për nënshkrimet e mbledhura. Sipas tij, qytetarët për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë për një opsion të caktuar, dhe jo si deri më tani, të votojnë kundër. "Presim fitore. Analiza jonë tregon se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë, që më pas të kemi edhe fitore përfundimtare. U bëjmë thirrje qytetarëve ta mbështesin kandidaturën e Dimitrievskit në zyrat komunale të KSHZ-së", theksoi Memov.

Shkup - Profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova konfirmoi se është kandidate për presidente e shtetit nga VMRO-DPMNE. Ajo deklaroi se nuk do të jetë monarke republikane, por do të sillet ndaj qytetarëve ndaj njerëzve, si ndaj individëve, pjesëtarë të komuniteteve të ndryshme. Nëse   bëhet presidente,  theksoi, kandidatët e saj do të jenë më të mirët në Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor, ndërsa ambasadorët do të rekrutohen në bazë të kompetencës dhe profesionalizmit. Ajo shprehu mirënjohje që në një afat rekord kolegët dhe koleget e saj kanë mbledhur 30 nënshkrimet e nevojshme, pa dijeninë e saj. Kandidatura e Siljanovska-Davkovës fillimisht duhet të gjendet në konventën e VMRO-DPMNE-së, pas së cilës duhet të dorëzohet në KSHZ. 

Shkup - Pacientët të cilët nuk vijnë në rezonancë magnetike, t'i anulojnë me kohë terminet, në mënyrë që ato të jenë të lira për pacientë të tjerë, bën thirrje zëvndësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva. "Ministria e Shëndetësisë doli me numër prej 24.000 rezonancave të realizuara magnetike dhe rreth 4.500 termine që janë anuluar, kështu që do t'u kisha bërë thirrje të gjithë pacientëve të cilët kanë termin të caktuar, nëse nuk janë në gjendje ta realizojnë, ta anulojnë me kohë përmes mjekut të vet amë, në mënyrë që ai termin të jetë i lirë për pacientë të tjerë", thotë Manoleva.

Shkup - Avokati Lupço Shvërgovski, avokati i ish-shefit të Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK), Sashko Mijallkov në rastin "Thesari", sot deklaroi se lirimi nga akuzat është ligjor dhe i drejtë. Sipas Shvërgovskit, Gjykata duke vepruar rreth orientimeve të Gjykatës së Apelit pas analizimit të plotë sipas tyre ligjor të të gjitha dëshmive, në mënyrë individuale në dobi të një tërësie të plotë pa dyshim ka vërtetuar se prokurori publik nuk ka arritur jashtë dyshimit të urtë të dëshmojë se të pandehurit e kanë kryer veprën penale.

Shkup - Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot është mbajtur seancë publike pas kërkesës së mbrojtjes së Aleksandar Gjorçevski, babait të 14-vjeçarës së vrarë Vanja, që t'i hiqet masa e paraburgimit. Siç informojnë për MIA-nga Gjykata e Apelit, Këshilli penal ende nuk ka marrë vendim, ndërsa kur ta marrë, gjykata do ta kumtojë përmes ueb-faqes së saj. Mbrojtja e Gjorçevskit, përmes avokatit Vlladimir Tufegxhiq, kërkon heqjen e paraburgimit.

Shkup - Sasho Mijalkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski, të akuzuarit në rastin "Thesari", sot janë shpallur të pafajshëm për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe. Për shkak të vjetërësimit absolut të procedurës është ndërprerë procedura kundër të akuzuarit Nebojsha Stajkoviq.

Shkup - Është rritur interesimi për vaksinim kundër pertusisit ose siç njihet në popull kollës së mirë, deklaroi sot zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, pas vizitës në poliklinikën "Jane Sandanski" në Shkup. "Lajmi i mirë është se është rritur interesimi për vaksinim, ndërsa këtë e tregojnë edhe numrat. Për periudhën prej 01.01-08.02.2024 ka pasur 669 fëmijë të vaksinuar nga mosha parashkollore, në periudhën e ardhshme, gjegjësisht prej  09.02 - 21.02.2024 janë gjithsej 872 fëmijë të vaksinuar.

Tiranë - Pas një sërë sulmesh të shpeshta që dy vite më parë, Shqipëria ka përgatitur një ligj të ri për të forcuar nivelin e sigurisë kibernetike në vend, me të cilin, duke rritur kapacitetet për të parandaluar sulmet e sofistikuara, planifikon të investojë 111 milionë euro në pesë vitet e ardhshme. "Sulmet kibernetike janë tashmë shumë të sofistikuara. Kapacitetet aktuale janë të pamjaftueshme për të garantuar një nivel të lartë sigurie në rrjete dhe sisteme informacioni.

Tiranë - Pas miratimit të marrëvehsjes së emigrantëve me Italinë, në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Edi Rama për herë të parë reagoi se "Shqipëria ka vepruar si vend anëtar i BE-së, që ndan barrën që Evropa duhet të përballojë si një familje e bashkuar".   “Kuvendi ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit kundër migracionit të paligjshëm ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë! Shqipëria po qëndron së bashku me Italinë duke zgjedhur të veprojë si një vend anëtar i BE-së dhe duke rënë dakord të ndajë një barrë që Evropa duhet të përballojë e bashkuar si një familje e tërë përballë një sfide të guximshme që kapërcen ndarjet tradicionale të majta dhe të djathta"ka shkruar Rama.

Vupertal - Një nxënës sot në mëngjes ka plagosur me thikë disa bashkënxënës në një shkollë të mesme në qytetin Vupertal në Gjermaninë perëndimore. Sulmuesi pastaj ishte kapur. Ai gjithashtu është lënduar, por nuk dihet nëse është lënduar vetë ose është lënduar gjatë arrestimit.  Policia rreth orës 10 ka pranuar thirrje se një nxënës ka sulmuar nxënës të tjerë në gjimnaz dhe ka lënduar të paktën katër persona, transmeton "Bild". Për momentin nuk dihet se në cilën shkallë janë lëndimet.

Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski ka nënshkruar dekret me të cilin u lejohet të huajve dhe personave pa shtetësi të shërbejnë në Gardën Kombëtare të vendit, njoftoi sot Ukrinform. Agjencia shton se dekreti ka hyrë në fuqi mbrëmë, në ditën e publikimit. Sipas rregullave të miratuara, të huajt që jetojnë ligjerisht në Ukrainë, nuk kanë qenë më parë të akuzuar dhe i plotësojnë kushtet për shërbim ushtarak, të përcaktuara në Ligjin "Për detyrë ushtarake dhe shërbim ushtarak" mund të pranohen si vullnetarë (me kontratë) për shërbim kombëtar në Gardën kombëtare të Ukrainës.

Pekin - Analitikët teknologjikë akuzuan një kompani hakere me seli në Kinë se ka hakuar qeveri të huaja, NATO-n dhe universitete. Kompania e lidhur me qeverinë kineze e njohur si I-Soon "duket se është përgjegjëse për kompromitimin e të paktën 14 qeverive, organizata prodemokratike në Hong Kong, universitete dhe NATO", sipas kompanisë amerikane për siguri kibernetike SentinelLabs. Ende nuk u konfirmua autenticiteti i dokumenteve.

Londër - Britania e Madhe kumtoi se së bashku me Jordaninë ka organizuar që nga aeroplani drejtpërdrejtë të hidhet ndihmë në një spital në Rripin e Gazës. Ministria britanike e Punëve të Jashtme kumtoi se nga aeroplani i forcave ajrore jordaneze është hedhur ndihmë në spitalin Tal Al-Hava. Ndihma është e financuar nga Britania e Madhe. Siç thuhet, katër tonë ndihmë, duke përfshirë edhe ilaçe, derivate dhe ushqim për pacientët në spital dhe personelin, janë pajisur me GPS-kërkues.

Barcelonë - Ish futbollisti i Barcelonës dhe kombëtares së Brazilit, Dani Alvesh është dënuar me 4,5 vjet burg për dhunim të një vajze në një klub nate në vitin 2022. Më 20 janar të vitit 2023, Alvesh u arrestua në Spanjë për shkak të rastit për shqetësim seksual. Prej atëherë ai është në paraburgim. Vet Alveshi i mohoi akuzat kundër tij dhe vazhdimisht e ndryshonte dëshminë e tij për rastin.

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara kumtuan sot se më shumë se 14 milionë njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë gjatë dy viteve që nga pushtimi i rusisë, ndërsa 6,5 milionë tani jetojnë jashtë vendit si refugjatë. Organizata ndërkombëtare për migracionin  (IOM)  e OKB-së theksoi se përveç refugjatëve jashtë vendit, rreth 3,7 milionë njerëz mbeten të zhvendosur në Ukrainë. Mbi 4,5 milionë njerëz janë kthyer në shtëpi deri më sot, qoftë nga jashtë ose nga zhvendosja në të gjithë vendin.

Uashington - Votuesit amerikanë janë kryesisht skeptikë se presidenti Xho Bajden është mendërisht i aftë për mandat të dytë, por të njëjtën e mendojnë edhe për rivalin e tij në zgjedhje, Donald Tramp, tregojnë rezultatet e publikuara sot nga anketa e Universitetit Kuinipijak.  Sipas hulumtimit, 64 për qind e të anketuarve kanë thënë se Bajdeni (81) nuk është mendërisht i aftë për mandat të dytë, ndërsa 51 për qind vlerësojnë se as Trampi (77) nuk është adekuat për atë funksion. Hulumtimi, gjithashtu tregon se Bajdeni prin para Trampit me katër pikë përqindjeje, edhe pse dy e treta e votuesve besojnë se Bajdeni është shumë i vjetër për mandat të ri.

Londër - Liverpuli e ka bërë hapin e parë për të nënshkruar me Çabi Alonson. Futbollisti i Premier Ligës ka kontaktuar me përfaqësues të trajnerit të Baer Leverkusen, transmeton gazetari i "Sky Sport Deutschland", Florian Pletenberg.Paraprakisht Baern ka kontaktuar me ekspertin 42 vjeçar. Tani bavarezët dhe Liverpuli janë pretendentët kryesorë për Alonson.

Остани поврзан