• вторник, 11 март 2025
MIA Flesh

09:00/10 mars/2025

Shkup - Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike, për arsim, shkencë dhe sport, bujqësi, menaxhim të ujërave dhe pylltari, për financim dhe buxhet, për politikë sociale, demografi dhe rini, si dhe Komisioni ligjvënës- juridik. Seancë do të mbajë edhe Komisioni për çështje evropiane dhe Këshilli kombëtar për integrime evropiane. Në rend dite të Komisionit për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike janë ndryshimet në Ligjin për punësimin dhe punën e të huajve, Ligjit për këshillat evropiane të punës, Ligjit për evidencat në fushën e punës dhe Propozim ligji për angazhimin e personave, të gjitha në lexim të parë.

Shkup - Kuvendi po e fillon javën me aktivitete intensive, dhe sipas agjendës së publikuar në ueb faqen e Shtëpisë Ligjvënëse, kështu do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Në Kuvend sot është caktuar seanca e 38-të, si dhe seancat e shtatë komisioneve kuvendore dhe Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Shkup - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Shtëpinë e Evropës në Shkup sot në mesditë do të mbahet panel diskutimi me titull "(Fe) male Effect: Her Story, Her Path, Her Power“. Forumi do të hapet nga Mihais Rokas, ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, ndërsa folës do të jenë Kristina Vasilatou, zëvendës shefe e misionit në Ambasadën e Greqisë në Shkup, profesoresha në Fakultetin Filologjik "Bllazhe Koneski" dr. Maja Bojaxhieva, Dragana Stikova bashkëthemeluese dhe drejtoreshë e fondacionit "Kantarot" dhe menaxhere e platformës "Shkenca për fëmijë" dhe Margarita Arsova producent kulturor dhe menaxhere projekti në Qendrën Kulturore Rinore (QKR).

Shkup - Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu dhe juglindja. Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin nga -4 deri në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 17 deri në 23 gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 1 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 23 gradë Celsius.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të qëndrojë në Sarajevë për vizitë njëditore në Bosnje dhe Hercegovinë. Siç njoftoi NATO, është paraparë që Rute të takohet me anëtarët e Kryesisë së BeH-së, Zhellka Cvijanoviq, Zhellko Komshiq dhe Denis Bekiroviq, me kryetaren e Këshillit të ministrave, Borjana Krishto, si dhe me ministrat e Punëve të Jashtme, Elmedin Konakoviq dhe të Mbrojtjes Zukan Helez dhe u.d ministrin e Sigurisë Ivica Boshnjak.  

Frankfurt - Më shumë se gjysmë milionë udhëtarë pritet të preken nga greva 24-orëshe në aeroportet gjermane, që shkakton anulimin e mijëra fluturimeve. Protestën e ka njoftuar sindikata Verdi si pjesë e bisedimeve për marrëveshje të re kolektive. Lidhja e operatorëve gjermanë të aeroportit (ADV) vlerëson se ndërprerja do të godasë rreth 510.000 persona dhe mbi 3.400 fluturime do të anulohen. Greva përfshinë pothuajse të gjitha aeroportet në vend, përfshirë edhe qendrat kryesore transportuese siç janë aeroportet në Frankfurt, Munih dhe Berlin. Aksionet e grevës kanë nisur mbrëmë dhe do të vazhdojnë deri nesër në mbrëmje.

Bukuresht - Komisioni zgjedhor rumun ka refuzuar kandidaturën e kandidatit të ekstremit të djathtë Kalin Gjorgjesku për zgjedhjet presidenciale në maj, vendim që ka shkaktuar zemërim tek mbështetësit e tij. Komisioni Zgjedhor vetëm njoftoi se kandidatura ishte refuzuar pa asnjë shpjegim. Gjorgjesku, i cili është favorit në sondazhe me rreth 40 përqind të votave, mund të bëjë ende një ankesë në Gjykatën Kushtetuese. Ai në Platformën X vlerësoi se ishte "një goditje e drejtpërdrejtë për demokracinë në botë". "Evropa tani është një diktaturë, Rumania jeton nën tirani," shkroi Gjorgjesku.

Toronto - Ish guvernatori i Bankës qendrore, Mark Karni fitoi në garën për udhëheqjen e Partisë liberale në pushtet të Kanadasë dhe do ta zëvendësojë Xhastin Trudon si kryeministër. Karni do ta marrë detyrën në një kohë të trazuar për Kanadanë e cila është në mes një lufte tregtare me aleatin e saj të gjatë, SHBA-në dhe së shpejti pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme. Karni (59) e fitoi ish ministren e Financave, Kristija Friland e cila ishte e dyta në zgjedhjet e brendshme të partisë, në të cilën votuan diku më shumë se 150.000 anëtarë të partisë.

Uashington - Autoritetet amerikane planifikojnë ta shfrytëzojnë takimin e së martës me delegacionin ukrainas në Arabinë Saudite për të përcaktuar pjesërisht nëse Ukraina është e gatshme të bëjë lëshime kundrejt Rusisë për t'i dhënë fund luftës, bëjnë të ditur mediat amerikane, duke cituar dy zyrtarë të lartë amerikanë. Delegacioni amerikan, poashtu do të vlerësojë nëse ukrainasit janë serioz në përmirësimin e lidhjeve me administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski muajin e kaluar, deklaroi një nga zyrtarët i cili deshi të mbetet anonim.

Uashington - Ministria amerikane për efikasitet të qeverisë (DOGE) i udhëhequr nga Ilon Mask publikoi se ka zbuluar se mijëra kredi në vlerë mbi 300 milionë dollarë u janë dhënë fëmijëve gjatë pandemisë së Kovid-19 në vitin 2020-2021, raportojnë mediat amerikane. Në luftën për të ulur shpenzimet dhe korrupsionin në qeverinë federale, DOGE zbuloi se administrata e bizneseve të vogla (SBA) ka dhënë afër 5.600 kredi për njerëzit që kanë qenë 11 vjeç ose më të rinj në atë kohë, raporton Foks njuz. Siç thuhet, mbetet e paqartë se për çfarë janë përdorur këto mjete. Në të njëjtën kohë, DOGE publikoi në platformën X se poashtu është përcaktuar se gjatë periudhës së njëjtë janë ndarë 3,095 kredi me vlerë 333 milionë dollarë për persona më të vjetër se 115 vjeç.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, tha se ekziston mundësia që Ukraina “të mos i mbijetojë” luftës kundër Rusisë edhe nëse SHBA  vazhdon t'i ofrojë ndihmë Kievit. Në një intervistë për Foks Njuz, ai tha se SHBA ka "dobësi të caktuara" kur bëhet fjalë për Rusinë. "Duhen dy për këtë." E shihni, ajo (lufta) nuk duhej të kishte ndodhur. Dhe tani ne jemi të bllokuar në këtë kaos," tha Trampi.

Остани поврзан