• вторник, 11 март 2025
MIA Flesh

09:00/11 mars/2025

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Azerbajxhanit, ku janë planifikuar takime me kreun shtetëror të Azerbajxhanit dhe pjesëmarrje në Forumin e 12-të Global në Baku. Në Baku, presidentja Siljanovska-Davkova sot do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga ana e presidentit Ilham Aliev, njoftoi raportuesi i MIA-s.  Është paraparë që të dy presidentët të realizojnë takim tet-a-tet, ndërsa dmë pas një takim plenar i dy delegacioneve. Në përbërje të delegacionit shtetëror të Maqedonisë janë edhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski dhe ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska.

Shkup - Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për Mbikëqyrje mbi Punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Inteligjencës. Në rendin e ditës të Komisionit është Propozimi  i konkluzionit për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në ambientet e Agjencisë dhe Propozim konkluzioni për mbikëqyrjen e punës së Agjencisë së Inteligjencës në ambientet e Agjencisë. Në Kuvend sot do të mbahet edhe prezentimi "Menaxhimi Fiskal në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit Fiskal", me kërkesë të Bankës Botërore dhe Këshillit Fiskal.

Shkup - Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot dhe nesër do të vizitojë komunën e Resnjës dhe zonën e Liqenit të Prespës, me qëllim që t'i prezantojë përfitimet e dukshme të ndihmës së BE-së në jetën e përditshme të qytetarëve. Siç njofton Zyra e BE-së në Shkup, sot ambasadori Rokas do të takohet me kryetarin e komunës së Resnjës, Jovan Tozievski, si dhe me Këshillin e Komunës. Nesër ambasadori i BE-së do të vizitojë rajonin e Prespës ku do të njoftohet për projektet e financuara nga Bashkimi Evropian. Në Carev Dvor, ai do të vizitojë shkollën fillore "Braqa Milladinovci", e cila ka rritur efikasitetin e saj energjetik përmes granteve të financuara nga BE-ja, dhe më vonë do të vizitojë kishën "Shën Petka" në Brajçino, ku do të ruhen afresket si pjesë e ACT4PRESPA, një projekt ndërkufitar i financuar nga BE për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në zonën e Liqenit të Prespës.

Shkup - Komuniteti hebre në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Fondi i Holokaustit të Hebrenjve të Maqedonisë, në kuadër të shënimit të 82-vjetorit të Holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë, sot në Shkup organizojnë aktivitet qendror përkujtimor me homazhe para Monumentit të 7.144 hebrenjve maqedonas të deportuar në Monopolin e Shkupit. Organizatorët njoftuan se me këtë rast fjalime do të mbajnë kryetari i komunitetit hebre Pepo Levi, ambasadorja e shtetit të Izraelit Simona Frankel dhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski.

Shkup - Këshilli Fiskal në bashkëpunim me Bankën Botërore sot në Shkup organizon konferencë për menaxhim fiskal në Bashkimin Evropian dhe rolin e Këshillit Fiskal. Konferenca financohet nga Fondi i Mirëbesimit i Bashkimit Evropian për Forcimin e Menaxhimit Fiskal në Ballkanin Perëndimor. Në konferencë është paralajmëruar fjalimi i ministres së Financave Gordana Dimitrievska Koçoska, të shefes së Departamentit për Çështje Ekonomike në Zyrën e BE-së Maria Kanelopulu dhe drejtorit të Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Masimiliano Paoluçi.

Shkup - “Përparimi i Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor – me fokus të natyrës dhe klimës”, është titulluar konferenca rajonale që sot do të hapet në Shkup, bashkëorganizuar nga Zyra Rajonale e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (ECARO) dhe Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. 

Tiranë - Parlamenti Evropian (PE) do të hapë një zyrë në Shqipëri për të forcuar edhe më tej angazhimin e tij në Ballkanin Perëndimor, njoftuan mediat shqiptare, duke cituar një kumtesë të këtij institucioni mbrëmë. Sipas kumtesës së PE-së, zyra e re e PE-së në Tiranë do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis PE-së dhe parlamenteve kombëtare, shoqërisë civile dhe partnerëve lokalë nga Ballkani Perëndimor, “në kontekstin e rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe vrullit të rinovuar të zgjerimit të BE-së”. Zyra do të promovojë pozicionet dhe aktivitetet e PE-së, veçanërisht në lidhje me procesin e pranimit në BE dhe do të mbështesë demokracinë dhe reformat institucionale në rajon, shtohet në kumtesë.

Beograd - Më shumë se shtatë orë zgjat bllokada në Beograd në hyrjet e objektit të radiotelevizionit shtetëror RTS, e cila filloi mbrëmë nga studentët në bllokadë, të cilët njoftuan se do të zgjasë më shumë se 22 orë. Të punësuarit e Radio Televizionit të Serbisë mund të largohen, por do të pengohen të hyjnë në objekt, njoftuan protestuesit. "Në datën 10 mars të vitit 2025, studentët filluan bllokimin e objektit të RTS-së, i cili do të zgjasë deri në orën 22:00. Bashkohu me ne. Hyrja në ndërtesë është rreptësisht e ndaluar. Të punësuarit lejohen të largohen. “Askush nuk do të hyjë në ndërtesë derisa RTS të çlirohet”, thuhet në deklaratën e postuar në rrjetet sociale. Ata u bënë thirrje qytetarëve që duan t'i ndihmojnë ta bëjnë këtë me donacione.

Nuk - Banorët e Grenlandës, territor që është pjesë e Danimarkës, por gëzon autonomi, sot votojnë për parlament të ri. Vendvotimet do të jenë të hapura në orën 11 sipas orës së Griniçit dhe do të mbyllen në orën 22. Anketa të publikuara nuk do të ketë, ndërsa rezultatet zyrtare priten më 12 mars.  Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Grenlandës, të drejtë vote kanë rreth 40.500 nga 57.000 banorë të ishullit.

Nju-Jork - Miliarderi amerikan, i cili udhëheq  me Ministrinë e Efikasitetit  të Qeverisë së SHBA-së, Ilon Mask, mbrëmë deklaroi se rrjeti social "X", të cilin e posedon, është "rrëzuar për shkak të një sulmi të madh kibernetik me origjinë nga Ukraina". Dhjetëra mijëra përdorues mbrëmë publikuan se nuk mund të hyjnë në platformën "X". "Pati një sulm të madh kibernetik që synonte rrëzimin e sistemit "X" dhe adresat IP e kishin origjinën nga territori i Ukrainës", deklaroi Masku për "Foks njuz". Rrjeti është restauruar që sot.

Uashington - Përfaqësues amerikanë dhe ukrainas do të takohen këtë javë në Arabinë Saudite për të biseduar kohën dhe shtrirjen e një armëpushimi fillestar me Rusinë, ndërsa të dyja delegacionet do të bisedojnë edhe për disa pika të tensionit të cilat fillmisht duhet të tejkalohen, njofton Blumberg. Bisedimet e planifkuar në Xheda do të pasojnë, siç transmeton Blumberg, pas disa ditësh presioni intensiv nga administrata e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj liderit ukrainas Volodimir Zelenski, duke përfshirë pezullimin e ndihmës ushtarake dhe të inteligjencës.

Остани поврзан